• Banner

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të  shkuarën.”  

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 1984

Origjinali: 1984

Gjinia: Roman

Autori: George Orwell 

Shqipëroi: Sokol Çunga 

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2020

Fq. 298

Pesha: 0.391 kg

ISBN: 978-9928-310-31-6

Mbi librin

“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell. “Vëllai  i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh  është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe  kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në  pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale.  

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të  shkuarën.”  

Uinston Smith është nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, e cila i përkushtohet  përditësimit të vazhdueshëm të historisë për t’iu përshtatur rrethanave të  sotme dhe aleancave të brishta. Ai bashkë me kolegët e tij mbahen nën  mbikëqyrje si një masë kolektive nga prania e kudogjendshme e Vëllait të  Madh që sheh dhe di gjithçka. Në romanin “1984” ekranet e televizorit të  vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që  sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket:  liria, gjuha, ndjenjat. 

Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të mass medias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për  të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në  mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot. 

“1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si  manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për  të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e  ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të  kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon! 

Kritika 

Papritur, romani i Orwell-it na duket shumë i njohur. Është një botë ku Vëllai  i Madh vëzhgon vazhdimisht dhe mjetet e teknologjisë mund të përgjojnë deri  në shtëpitë e njerëzve; një botë me luftëra pa fund, ku frika dhe urrejtja  drejtohen ndaj të huajve; një botë ku qeveritë ngulin këmbë se realiteti nuk  është “diçka objektive, e jashtme, e vetëqenësishme” por “ajo që Partia beson  si të vërtetë, ajo është e vërteta.” 

                                                                                                           The New York Times 

Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson  rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes. 

                                                                                                             The Guardian 

Absolutisht i jashtëzakonshëm! 

                                                                                                              Time 

Orwell e krijoi personazhin e O’Brajënit për të paralajmëruar njerëzit nga  intelektuali që e josh pushteti në mënyrë sadiste.  

                                                                                                               The New Yorker 

Është thuajse e pamundur të përmendësh propagandën, mbikëqyrjen,  politikat autoritare apo shtrembërimet e së vërtetës pa marrë si referencë veprën “1984”. [...] Ai roman është njëkohësisht një ese e thellë politike dhe  një vepër arti tronditëse dhe tragjike. 

                                                                                                                 The Atlantic

Libra si ai i Orwell-it janë një paralajmërim i fuqishëm dhe do të ishte mëkat  i madh sikur lexuesit ta interpretonin “1984” thjesht si një përshkrim tjetër të barbarizmit stalinist pa e kuptuar se, në atë vepër, fjala është edhe për ne.  

                                                                                                                  Erich Fromm 

“1984” nuk u shkrua vetëm për hir të stalinizmit apo për diktaturat në  përgjithësi, por thjesht dhe vetëm për qeveritë. Edhe qeveritë më paternaliste  dukeshin si pjesë e 1984-ës dhe fraza “Vëllai i Madh po të vëzhgon”  përfaqësonte çdo gjë që ishte jashtë kontrollit të individit.  

                                                                                                                Isaac Asimov 

Shumë prej ideve të këtij libri janë bërë kaq shumë pjesë e gjuhës dhe e  trashëgimisë sonë kulturore, saqë lehtësisht mund të harrohet se “1984” në fakt është një libër. Nga “Vëllai i Madh” te “Dymendimi”, peizazhi i distopisë që krijoi Orwell-i ekziston edhe në mendjet e atyre që s’e kanë lexuar librin.  Ai është shndërruar në një doracak për totalitarizmin, për shtetin që vëzhgon  gjithçka, për pushtetin e mass-medias në manipulimin e opinionit publik, të historisë, madje edhe të së vërtetës.  

                                                                                                                                                                                                                                                                 Independent 

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001451

Botuesi: Te tjere

Krim dhe ndëshkim, Fjodor M Dostojevski

"Krim dhe ndëshkim" është një roman social, psikologjik, filozofik dhe ideologjik. Ky ishte një roman i ri për letërsinë botërore, pasi ai trajtonte një larmishmëri problemesh: problemin e kushteve të ekzistencës së shoqërisë dhe shtresave të ulëta të popullsisë, alkoolit dhe prostitucionit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001337

Botuesi: Dituria

Konti i Monte-Kristos, Vëllimi 1, Aleksandër Duma

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron,por ai përplaset me opozitën,në të cilën Perandori Napoleon,I internuar në ishullin e Elbës, mendon të shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje llogarish politike dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2137

Botuesi: Te tjere

Vepra e plote, Georg Buchner

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2316

Botuesi: Argeta LMG

Net te bardha, F. M. Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (1)
Grade