Lista e librave të autorit ose përkthyesit George Orwell
George Orwell është pseudonimi i Eric Arthyr Blair (1903 - 1950). Ai është shkrimtar dhe eseist britanik i famshëm për romanet Ferma e Kafshëve (1945) dhe 1984 (1949). Ky i dyti është një roman i thellë anti-utopik që ekzaminon teknikat, modelet dhe rreziqet e sundimit totalitar.
Blair lindi në Bengal të Indisë në kohën e Perandorisë Britanike dhe nuk e braktisi kurrë tërësisht emrin e tij origjinal por libri i tij i parë, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u publikua me emrin George Orwell në vitin 1933 (mbiemri i marrë nga Lumi Oruell në Anglinë Lindore). Pas kësaj kohe, pseudonimi i tij u bë aq i famshëm sa vetëm pak njerëz të afërm e dinin emrin e tij të vërtetë. Ndryshimi i emrit korrespondoi edhe me një ndryshim të thellë në stilin e jetesës së Orwell. Ai u transformua nga një kolonë e estabilishmentit të Britanisë perandorake në një rebel letrar dhe politik.
Megjithëse është në veçanti i njohur sot si autor i romanit 1984, gjatë jetës së tij Orwell shkroi një numër të lartë esesh, të cilat mbushin mbi 1,500 faqe libra dhe flasin për letërsinë, politikën dhe shoqërinë nga një mori këndvështrimesh. Tri nga këto ese janë përkthyer në shqip nga Shtëpia e Librit.
Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre.
Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
Shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi – e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore – por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë...
Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe...
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...
In this essay, Orwell discusses the notion of nationalism, and argues that it causes people to disregard common sense and become more ignorant towards factuality.
I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër është kronika e paharrueshme e George Orwell mbi rrugët e Parisit dhe Londrës dhe njerëzve që nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të jetojnë në to.
Grappling with the principles of democracy and the potential of reform, the meaning of literature and free speech in times of violence, and the sustainability of objective truth, Orwell offers a compelling portrayal of a nation where norms and ideals can no longer be taken for granted. Like the best of Orwell's writing, these essays also serve as timeless...
Throughout history, some books have changed the world. They have transformed the way we see ourselves - and each other. They have inspired debate, dissent, war and revolution. They have enlightened, outraged, provoked and comforted. They have enriched lives - and destroyed them.
Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
Vowing to eliminate the terrible inequities of the farmyard, the renamed Animal Farm is organised to benefit all who walk on four legs. But as time passes, the ideals of the rebellion are corrupted, then forgotten. And something new and unexpected emerges. . .