Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të autorit ose përkthyesit George Orwell

George Orwell është pseudonimi i Eric Arthyr Blair (1903 - 1950). Ai është shkrimtar dhe eseist britanik i famshëm për romanet Ferma e Kafshëve (1945) dhe 1984 (1949). Ky i dyti është një roman i thellë anti-utopik që ekzaminon teknikat, modelet dhe rreziqet e sundimit totalitar.

Blair lindi në Bengal të Indisë në kohën e Perandorisë Britanike dhe nuk e braktisi kurrë tërësisht emrin e tij origjinal por libri i tij i parë, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u publikua me emrin George Orwell në vitin 1933 (mbiemri i marrë nga Lumi Oruell në Anglinë Lindore). Pas kësaj kohe, pseudonimi i tij u bë aq i famshëm sa vetëm pak njerëz të afërm e dinin emrin e tij të vërtetë. Ndryshimi i emrit korrespondoi edhe me një ndryshim të thellë në stilin e jetesës së Orwell. Ai u transformua nga një kolonë e estabilishmentit të Britanisë perandorake në një rebel letrar dhe politik.

Megjithëse është në veçanti i njohur sot si autor i romanit 1984, gjatë jetës së tij Orwell shkroi një numër të lartë esesh, të cilat mbushin mbi 1,500 faqe libra dhe flasin për letërsinë, politikën dhe shoqërinë nga një mori këndvështrimesh. Tri nga këto ese janë përkthyer në shqip nga Shtëpia e Librit.

Këto janë librat e Orwell në gjuhën shqipe.

Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Tre libra të George Orwell, për 1900 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen vetëm gjatë panairit të librit për 1900 lekë. Posta falas brenda Shqipërisë.
2 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

Animal Farm, George Orwell

The animals at Manor Farm have had enough of Farmer Jones – he’s drunk, reckless and cares little for their welfare. When the boar, Old Major, shares his revolutionary plans, the animals are convinced they can thrive on their own once the despot Jones is overthrown.
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

Nineteen Eighty-Four, George Orwell

The new notebook he’s begun to write in is definitely against the rules – in fact, the Thought Police could arrest him simply for having it. Yet, as Winston begins to write his own history, a seed of rebellion begins to grow in his heart – one that could have devastating consequences.
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Rruga për në skelën Uigan, George Orwell

Shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi – e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore – por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Tre libra të George Orwell, për 20 euro, posta e përfshirë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, kanë çmim kopertine 2600 lekë. Ofrohen për 20 euro, posta e përfshirë për Kosovën dhe Maqedoninë.
2 160 Lekë
More
Në gjendje

Ofertë, Librat e George Orwell, për 3200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë pesë libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, Dalje për ajër, Lavdi Katalonisë, Ferma e kafshëve dhe 1984, kanë çmim kopertine 4100 lekë. Ofrohen për 3200 lekë.
4 100 Lekë
More
Në gjendje