Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré
  • Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Pegi

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë  rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e  Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij,  Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes  dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le  Carré. 

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Spiuni që u kthye nga i ftohti
Origjinali: The spy who came in from the cold
Gjinia: Roman
Autori: John le Carré
Shqipëroi: Gjergj Kaftani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2020
Fq. 284
Pesha: 0.450 kg
ISBN: 978-9928-310-16-3

Mbi librin

Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë  Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë  me një mur që nisi të ngrihej rishtas. Muri (germa nistore e madhe iu ngjit  fjalës pothuaj aty për aty) do të qëndronte në këmbë plot 28 vjet e do të  frymëzonte kërcënime të fuqishme ideologjike si vringëllimë kordhe, akte të  panumërta heroizmi (që në të shumtën e rasteve rezultuan të kota), një simbol  sintetizues për projekte filmike, si dhe një vepër të vyer letrare që i ka bërë  vend vetes me popullaritetin e fituar. John le Carré ka thënë se ideja për  “Spiunin që u kthye nga i ftohti” i lindi pasi shkoi enkas nga Boni për të parë  Murin dhe, ç’është e vërteta, asnjë libër tjetër nuk rezulton të jetë i lidhur aq  ngushtësisht me të – linja e rrëfimit të romanit nis e përfundon tek ai mur, ku  krahët e shtrirë të Limasit s’mund të jenë veçse shëmbëlltyra ikonike e Luftës  së Ftohtë. 

Romani “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i shkrimtarit britanik John Le Carré,  botuar për herë të parë më 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me  njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disavjeçare në radhët  e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carré hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta  të spiunazhit ndërkombëtar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. 

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë  rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e  Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij,  Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes  dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le  Carré. 

Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i  guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës  përtej asaj çka imagjinonin. 

Mbi autorin

John Le Carré ka lindur më 1931. Ka studiuar në universitetet e Bernës dhe  Oksfordit. Gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë pjesë e Shërbimit të Fshehtë Britanik. Në 1960-ën e transferuan në Agjencinë e Zbulimit, M16, dhe ka  punuar nën petkun e “sekretarit të dytë” në ambasadën britanike në Bon.  Gjatë kësaj periudhe, zbuloi pasionin e tij për të shkruarin, duke botuar disa  romane. Shumë prej veprave të tij janë ekranizuar, si “Spiuni që u kthye nga i  ftohti”, “Rrobaqepësi i Panamasë”, “Teneqexhi, rrobaqepës, ushtar, spiun”. John Le Carré është një prej shkrimtarëve më të frytshëm të brezit të tij dhe  vijon të shkruajë edhe sot e kësaj dite vepra të rëndësishme.

Komente

Historia më e bukur që kam lexuar ndonjëherë për spiunazhin.                                         

                                                                                                       Graham Greene         

Portreti i një njeriu që ka jetuar aq gjatë mes gënjeshtrave dhe mashtrimeve,  saqë ka harruar si tregohet e vërteta. 

                                                                                                          Time 

Ai di të përcjellë emocione, që nga djersitja prej frikës deri te dashuria e  dëshpëruar, me një stil bindës, të thukët e dashamirës. Mbi të gjitha, ai di të rrëfejë një histori. 

                                                                                                           Sunday Times 

Një nga ato romanet e rralla, që të ndryshon mendësinë për botën. I  zhdërvjellët, jashtëzakonisht i sofistikuar, i shkëlqyer. 

                                                                                                       William Boyd, shkrimtar 

Detajet e librit
9789928310163
9789928310163
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.
855 Lekë 950 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P38

Botuesi: UEGEN

Larg meje, Gayle Forman

Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet. Kështu , ajo rend drejt së pamendueshmes: paketon valixhen dhe lë gjithcka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Dhoma, Emma Donoghue

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Klithma e zogut të shtëpisë, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtari dhe drita e hënës, Antal Szerb

Dhoma ndodhej në skajin më të largët të atij qyteti dhe poshtë dritares shpalosej faqja e shkëmbit që zbriste thikë për dyqind metra. Pranë dritares, për ndonjë arsye të pakuptueshme, ishte një derë xhami e hapur në mur.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fotografja franceze, Natasha Lester

Por kur arrin në front, paragjykimet e ushtarëve ia bëjnë jetën shumë të vështirë. Tre miq ndikojnë dukshëm në jetën e saj: gazetarja Marta G. e cila e ndihmon që të përshtatet me rregullat e luftës, parashutisti Deni H. që e dërgon në shumë vende të për të fiksuar foto dhe ngjarje historike me rëndësi, dhe Viktorina, një vajzë e re, e rritur në një...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Gabimi, Elle Kennedy

Pas një viti të parë jo aq të shkëlqyer, Grejsi është rikthyer në Universitetin Brajër më e rritur, më e mençur dhe e ka lënë krejt pas krahëve lojtarin arrogant të hokejit, të cilit pothuaj i dhuroi virgjërinë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar