• Banner

Një njeri i zakonshëm, Philip Roth

“Philip Roth u kthye në një artist interpretimi në prozë dhe ishte pikërisht “zëri” i tij — “zëri” i tij — që i lidhi lexuesit me të. Dikush e lexon Rothin për tonin, për muzikën, inti­mitetin e besueshëm, ndonjëherë humorin shpotitës, ndonjëherë zemërimin e sinqertë, shpesh për të gjitha këto bashkë.” Joyce Carol Oates

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një njeri i zakonshëm

Origjinali: Everyman

Gjinia: Roman

Autori: Philip Roth

Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2020

Fq.: 136

Çmimi: 800 Lekë

ISBN: 978-9928-221-38-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Fragment

Fjalët që i thanë eshtrat së bashku me mposhtjen me vështirësi të mendimeve më të errëta, e bënë të ndihej i gjallë dhe i pamposhtur. Nuk kish gjë që të mund t’ia zbehte gjallërinë atij djali, trupi pa shenja i hollë si si­lur, i cili një herë e një kohë hidhej mbi dallgët e mëdha të Atlantikut në oqeanin e tërbuar nga një largësi prej 10 metrash, deri sa dilte në breg. Oh, çfarë çlirimi, çfarë arome uji të kripur dhe dielli përvëlues. Çfarë dritë dielli, mendoi, dritë që depërtonte kudo, ditë pas dite vere drite verbuese, e rrezatuar në detin gjallues, një thesar optik kaq i pamasë dhe i vyer, sa që i dukej sikur përmes lupës së argjendarit të gdhendur me inicialet e babait, shihte vetë planetin e përsosur, të paçmuar, që ishte shtëpia e tij, planetin një miliardë, tre miliardë, katër miliardë karat Tokë! Humbi ndjenjat, duke mos u ndier aspak i rënë, aspak i destinuar të vdiste, përsëri i gatshëm për t’u plotësuar, por gjithsesi, nuk u zgjua më kurrë. Arrest kardiak. Nuk ishte më, shpëtoi nga të qenit dhe hyri në hiçasgjë, madje pa e kuptuar fare. Ashtu sikundër kish pasur drojë se do ndodhte që në krye të herës.

“Philip Roth u kthye në një artist interpretimi në prozë dhe ishte pikërisht “zëri” i tij — “zëri” i tij — që i lidhi lexuesit me të. Dikush e lexon Rothin për tonin, për muzikën, inti­mitetin e besueshëm, ndonjëherë humorin shpotitës, ndonjëherë zemërimin e sinqertë, shpesh për të gjitha këto bashkë.” Joyce Carol Oates

Detajet e librit
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

(0)

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

(0)

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

(0)

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
9 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Për çfarë flasim kur flasim për dashuri, Raymond Carver

(0)

Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Stuhi e Bukur, Johanna Lindsey

(0)

Xhekin e kishte pushtuar zemërimi, sepse i ati nuk pranoi ta merrte me vete, kur ndërmori udhëtimin për në Karaibe për të ndjekur keqbërësin. Kështu, kur një i panjohur misterioz i ofron ndihmën e tij për ta çuar te rrëmbyesi, Xheki sheh një mundësi për ta ndëshkuar vetë në stilin e Melorive.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

(0)

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

(0)

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
chat Përshtypjet (0)