Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,046 kg - 360 kg

Çmimi

Çmimi

  • 5 Lekë - 25 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: EDFA Botime
  • Marka: Fenix
  • Marka: Onufri
  • Marka: Pakti
  • Marka: Penguin Classics
  • Marka: Wordsworth Classics

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2735

Botuesi: Onufri

Si te dukesh 10 vjet me e re, Patrick Bowler, Jennifer Christie

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2734

Botuesi: Onufri

Mesimet e mia, Jacques Lacan

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2732

Botuesi: Onufri

Shqipëria e rigjetur, Lucia Nadin

Libri i kthen Shqipërisë protagonistë të kulturës dhe artit të Venecies të shekullit XVI dhe tregon përkatësinë e tyre në familje të mërguara në tokat e Republikës së Përndritur. Fill udhërrëfyes i hulumtimit është veprimtaria e Bernardino (de) Vitali – t, me rëndësi të madhe në Venecie si kryeqytet evropian i shtypit.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
864 Lekë 960 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2656

Botuesi: Onufri

Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit më të madh në morinë e dialekteve në Kinë. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit dhe është më përfaqësues në pjesën veriore të Kinës. Mbi 800 milionë njerëz në botë përdorin gjuhën kineze.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2655

Botuesi: Onufri

Komedia e keqkuptimeve, Uiliam Shekspir

"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2627

Botuesi: Onufri

Kohe per askund, Arben Shehi

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2534

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2533

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i pare

Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar