Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Proze dhe vargje te zgjedhura 1, Mitrush Kuteli
  • Proze dhe vargje te zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

SKU000005
Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

6,82 GBP
6,14 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Prozë dhe vargje të zgjedhura, vëllimi i parë
Origjinali: Prozë dhe vargje të zgjedhura, vëllimi i parë
Gjinia: Novela
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2009
Fq. 298
Pesha: 0.361 kg
ISBN: 978-99956-790-0-2

Mbi librin

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

Mbi autorin

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike. Më 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime, seriozitetit dhe kapacitetit të veçantë intelektual, u emërua drejtor i Bankës Nacionale të Rumanisë.

Kundërshtimi që i bëri politikës financiare të pushtuesve gjermanë, i solli si ndëshkim mobilizimin në ushtri dhe drejtimi drejt Frontit të Lindjes. Nga rruga e vdekjes së sigurtë e ktheu një telegram ku njoftohej se Nëna e tij ishte shumë sëmurë. Mundi të arrijë në Shqipëri në Shtator 1942, dy javë pasi Nëna kishte ndërruar jetë.

Në janar u emërua Drejtor i Drejtorisë Qëndrore të Bankës së Shtetit Shqiptar. Dha dorëheqjen në gusht 1946, pasi nuk pranoi të firmosi kursin që pati caktuar shteti komunist mes lekut shqiptar dhe dinarit jugosllav, dhe që dëmtonte rëndë ekonominë e vendit tonë.

Në maj 1947 e arrestuan dhe pasi i thanë "armik i popullit", e dënuan me pesë vjet heqje lirie. Kuteli u dërgua në kampin e Vioçishtit, bashkë me të burgosurit e tjerë që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. E liruan "me falje", në prill 1949. Nga viti 1949, Kuteli nuk u mor më me ekonomi dhe punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri.

Letërsisë i kushtoi kohën e pakët që i mbeti nga puna e normuar e përkthimit.Zemra e tij pushoi së rrahuri nga një infarkt, më 4 maj 1967. Veç shkrimeve të shumta në shtypin e kohës, si në fushën ekonomike dhe në atë letrare, Kuteli botoi që në të gjallë edhe 30 libra, (17 në fushën ekonomike, shumica rumanisht) ku shpaloset talenti dhe gjenia e tij krijuese si ekonomist e prozator, poet e folklorist, publicist, prralltar e kritik letrar. Një vend më vete në krijimtarinë e tij zënë përkthimet, nga Rusishtja, Rumanishtja, Frëngjishtja e Italishtja.

 

Detajet e librit
Mitrush Kuteli
SKU000005
9789995679002

Të dhënat

Autori
Mitrush Kuteli
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000029

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 2, Faik Konica

• Proza e gjatë dhe estetika • Katër pralla nga Zullulandi • Shqipëria si m'u duk • Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit • Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vepra, Thimi Mitko

Me rastin e 100 vjetorit të botimit të monumentit më të rëndësishëm folklorik të së kaluarës, "Bletës shqiptare", po jepet, bashkë me një ribotim të zgjeruar të kësaj vepre, edhe një përmbledhje e shkrimeve të autorit të saj, rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitko.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001134

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 5, Faik Konica

Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000004

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 2, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Natë marsi", "Natë prilli" (Kapllan Aga i Shaban Shpatës), "Natë muaji maj" (I vdekuri dhe i gjalli), "Rinë Katerinëza", "Natë qershori", "Natë gushti" (Përtej valëve të kohës), "Natë muaji Shëmbitër" (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit), "Natë vjeshte të tretë", "Letrat e ndajnatës" (Lugetërit e fshatit tonë).
7,12 GBP 7,91 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dritë që vjen nga humnera, Drita Como

Ditët rrëshqasin pa zhurmë, të hirta, të zbrazëta, të njëllojta. Më duket se e kam humbur nocionin e kohës. Ajo vazhdon ecjen e saj të përhershme, monotone, të pafund. Dhe asgjë nuk përsëritet. Asgjë nuk kthehet mbrapsht.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe