Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit, Radovan Starc, Hetem Ramadani
  • Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit, Radovan Starc, Hetem Ramadani

Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit, Radovan Starc, Hetem Ramadani

Botime Koliqi

Qëllimi i librit është që t'i informojë dhe t'i bindë njerëzit për një jetë të shëndetshme dhe fatlume sipas kriterit njerëzor. Meditimi ka efekte të vërtetuara si antistres në tru, të cilat pastaj përhapen në tërë trupin.

13,53 
12,18  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit
Origjinali: Zdravje in poslovna uspešnost skozi meditacijo
Kategoria: Shëndetësi
Autori: Radovan Starc, Hetem Ramadani
Shqipëroi nga slovenishtja: Nikoll Berishaj
Botuesi: Koliqi
Viti: 2022
f. 181
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-9951-814-33-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Qëllimi i librit është që t'i informojë dhe t'i bindë njerëzit për një jetë të shëndetshme dhe fatlume sipas kriterit njerëzor. Meditimi ka efekte të vërtetuara si antistres në tru, të cilat pastaj përhapen në tërë trupin.
Përmes meditimit, ne arrijmë edhe qëllime të tjera, siç janë përmirësimi i aftësive konjitive (para së gjithash kujtesa, përqendrimi), përmirësimi i gjumit, kreativitetit, shëndetit, suksesit në biznes dhe karrierës profesionale.
Libri rrumbullakos dijet mbi stresin dhe mënyrën e ballafaqimit me të. Ai paraqitet si shtojcë e tre librave mbi stresin që ka botuar autori në vitet 2007 dhe 2008 ("Stresi dhe sëmundja", "Sëmundjet për shkak të stresit të l – rë" dhe "Sëmundjet për shkak të stresit të ll – të"). Libri është shkruar nga praktika, për praktikën dhe kjo është vlera më e madhe e tij.
Edhe pse tema është paksa e komplikuar, stili i librit është i lehtë dhe i thjeshtë. Përmbajtja është përqendruar në tru, që është organi kryesor për njeriun bashkëkohor, për të mbijetuar dhe organi me potencialet më pak të shfrytëzuara në trup.
Libri u drejtohet menaxherëve, mjekëve dhe punëtorëve të tjerë në fushën e shëndetit, juristëve, inxhinierëve, shkencëtarëve, sportistëve, të sëmurëve... Thënë shkurt, të gjithë njerëzve të të gjitha kombeve, të gjinive dhe të gjitha moshave që dëshirojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Detajet e librit
Botime Koliqi
9789951814331
9789951814331
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
3,75  4,16 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shkolla e jetës, Bruno Shimlesha

Juve jeni personi i vetëm i kualifikuar për mbajtjen e frerëve të jetës suaj! Kjo shkollë ka programin më ambicioz të mundshëm dhe synimin më madhor – ajo synon që t’ju mësojë si ta përjetoni vetveten! Si të jetoni vërtetë, dhe jo vetëm të mbijetoni.
8,43  9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Më mençur, më shpejt, më mirë, Charles Duhigg

Në "Më mençur, më shpejt, më mirë", ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë.
13,12  14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Bijtë e gënjeshtrës, M. Scott Peck

Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.
9,93  11,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Arti i joshjes, Robert Greene

"Arti i Joshjes" na shpie në nje rrugëtim përmes karaktereve dhe cilësive të dhjetë figurave tipike në joshje, krahas njëzet e katër mënyrave falë të cilave gjithkush mund ta mposhtë qëndresën e kotë të viktimës së vet, pikërisht duke zbatuar këtë formë to përhershme dhe të paepur arti.
18,74  20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Supertruri, Jim Kwik

Ti, si njeri, je i pakufishëm. Nuk ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët: potenciali yt bëhet i pafundmë atëherë kur mëson ta përdorësh trurin.
13,12  14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...
18,74  20,82 
More
Në gjendje