- Ka mbaruar

Banner
Bëhu një profesionist shitjesh i sukseshëm! Mjeshtri i motivimit Zig Ziglar paraqet parimet themelore të shitjeve. Ju s'keni psen prisni që gjërat të ndodhin...ju zotëroni fuqinë për t'i bërë gjërat të ndodhin!
Titulli: Arti i shitjes, Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i suksesshëm shitjesh
Origjinali: Selling 101
Gjinia: Marketing
Autori: Zig Ziglar
Shqipëroi: Dritan Babasuli
Shtëpia botuese: Elta BS
Viti: 2007
Fqq. 104
Pesha: 0.131 kg
ISBN: 978-9951-8688-3-9
Bëhu një profesionist shitjesh i sukseshëm!Mjeshtri i motivimit Zig Ziglar paraqet parimet themelore të shitjeve.Ju s'keni psen prisni që gjërat të ndodhin...ju zotëroni fuqinë për t'i bërë gjërat të ndodhin!
"Arti i shitjes" përshkruan çështjet themelore për të bindur njerëzit me më shumë efikasitet, me më shumë etikë dhe më shpesh. Ju do të zbuloni edhe faktin që praktikisht nuk ekziston asgjë në këtë botë që mund t'iu falë kaq shumë kënaqësi sa aftësia për të kursyer kohën, paratë ose shqetësimin e dikujt tjetër duke i ofruar të mirat, produktet ose shërbimet që ju zotëroni.
Autori bestseller i motivimit, Zig Ziglar,përshkruan fakte ng apërvoja personale tek shitjet për t'iu treguar se:
• Në karrierën tuaj të shitjeve nuk duhet të punoni fort, por me zgjuarësi
• Duhet të shkoni përtej shërbimit ndaj klientit, drejt kënaqësive të tij
• Duhet të identifikoni kërkesën dhe mënyrën se si produkti ose shërbimi juaj mund ta plotësojë atë
• Duhet të shisni me plan, jo me shans
• Duhet të finalizoni më shumë shitje dhe më shpesh
• Duhet të fitoni kontrollin mbi kohën dhe jetën tuaj
• Duhet t'i përmirësoni aftësitë tuaja si bindës profesionist
• Duhet ta tejkaloni ndrojtjen nga telefoni dhe refuzimin e shitjes "Arti i shitjes" ju paraqet thelbin e mënyrës për të ndërtuar një karrierë më të suksesshme shitjesh para, gjatë dhe pasi të jetë kryer shitja.
Me këto aftësi ju mund të ndërtoni një biznes të qëndrueshëm, një jetë më të këndshme dhe një karrierë profesionale shitjesh, e cila do sjellë një ndryshim pozitiv në botën e sotme.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2231
Botuesi: Elta BS
Zgjuarsia e Donaldit është e paçmuar. Është libri perfekt në kohën perfekte.
Referenca: 2233
Botuesi: Elta BS
Me porositë e librave të vet dr. Kruz, pa dyshim, do të ushtrojë ndikim të fuqishëm në botë. Ai është një nga autoritetet e prezantimit në opinion. Kamiloja në librat e vet paraqet urtinë, urtinë brilante, dhe një det njohurish me të cilët nxit njerëzit për të bërë ndryshime të shpejta dhe të dobishme.
Referenca: SKU001570
Botuesi: Botimet Dudaj
"Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.
Lexuesi në përgjithësi, studentët, por veçanërisht studiuesit, do të gjejnë në këtë libër të gjitha dimensionet kombëtare dhe ndërkombëtare të doktrinës së konkurrencës duke përfshirë zhvillimet teorike të sjelljes së firmës, dinamikën legjislative, veçoritë e zbatimit të ligjit në praktikë dhe rishikimin gjyqësor. Për më tepër, vlera aplikative e botimit...
Referenca: SKU000315
Botuesi: Ideart
Ky libër nuk është më i disponoueshëm!
Referenca: SKU002010
Botuesi: Helga's Secrets
Në dy shekuj e një çerek raporti i popullsisë me mjetet e jetesës do të ishte 512 me 10; në tre shekuj do të ishte 4096 me 13, dhe në dy mijë vjet diferenca do të ishte pothuaj e pallogaritshme, megjithëse prodhimi në atë kohë do të ishte në një nivel shumë më të lartë nga ky i sotmi.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...
Botuesi: IDK
Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.
Botuesi: UET Press
Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në...
Referenca: SKU001469
Botuesi: UET Press
Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.
Botuesi: Elta BS
Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...
Botuesi: Papirus
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
Botuesi: Minerva
Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur...
Botuesi: Dituria
Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945 – 1990.
Botuesi: Skanderbeg Books
Mjafton të jesh kureshtar, që të nisësh të shkruash këtë libër, siç bëri Joris Luyendijk. Çfarë ndodh pas atyre kullave të xhamta, që thyejnë ditën dritën e diellit dhe i japin ndriçim qytetit netëve dhe ditëve të zymta? Atij qyteti ku lëviz jeta jonë, ku mbase vlera e atyre të hollave të mbetur në xhepat tanë, është jo vetëm një fjalë e harruar, por edhe...
Referenca: SKU000947
Botuesi: UET Press
Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
Bëhu një profesionist shitjesh i sukseshëm! Mjeshtri i motivimit Zig Ziglar paraqet parimet themelore të shitjeve. Ju s'keni psen prisni që gjërat të ndodhin...ju zotëroni fuqinë për t'i bërë gjërat të ndodhin!