Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Miti i karizmes, Olivia Fox Cabane
  • Miti i karizmes, Olivia Fox Cabane

Miti i karizmës, Olivia Fox Cabane

Minerva

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.

1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Miti i karizmës (kopertina e trashë)
Origjinali: The Charisma Myth
Gjinia: Psikologji
Autori: Olivia Fox Cabane
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2016
Fq. 288
Pesha: 0.593 kg.
ISBN: 978-9928-4227-4-3

Mbi librin

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.

Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvardin dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj.

Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni. Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.

Fragment nga libri

Marilyn Monroe donte të vërtetonte diçka. Ishte një nga ditët me diell të verës së vitit 1955, në qytetin e New York-ut. E shoqëruar nga një redaktor reviste dhe fotografi i saj personal, Marilyn po ecte përgjatë Grand Central Terminal.

Megjithëse kulmi i një dite pune dhe platforma gumëzhinte nga turma e njerëzve, askush nuk e vuri re, teksa ajo priste trenin elektrik. Pasi aparati fotografik u shkrep, ajo hyri në kabinë dhe qetësisht zuri vend në një kënd. Askush nuk e njohu.

Marilyn donte të demonstronte se, vetëm po të vendoste ajo, mund të shndërrohej në magjepsësja Marilyn Monroe apo e zakonshmja Norma Jean Baker. Në metro, ajo ishte Norma Jean. Por kur u ngjit në trotuarët e zhurmshëm të New York-ut, ajo vendosi të shndërrohej përsëri në Marilyn.

Vështroi rreth e rrotull dhe e ngacmoi fotografin e saj: "A do ta shohësh atë?" Dhe nuk bëri ndonjë gjest kushedi – vetëm sa "gufoi flokët dhe mori pozën e saj." Me këtë ndryshim të thjeshtë, befas, si magnet, ajo tërhoqi njerëzit që e rrethonin. Sikur një aurë magjike rridhte prej saj dhe gjithçka përreth ngriu.

Koha po ashtu ndaloi, sikundër njerëzit rrotull saj, të cilët u shtangën të mahnitur, kur befas njohën midis tyre yllin e kinemasë. Në çast adhuruesit u derdhën drejt Marilyn-it, dhe "u deshën disa minuta shtytje dhe frike" që fotografi ta ndihmonte t'i largohej turmës që shtohej.
Karizma ka qenë gjithmonë një temë intriguese dhe e diskutueshme.

Kur u tregoj njerëzve, në konferenca apo festa, se unë "u mësoj karizmën të tjerëve", ata menjëherë gjallërohen dhe shpeshherë, me zë të lartë, thonë: "Por unë kam menduar se karizma, është diçka e tillë të cilën ti e ke ose jo." Disa e shohin si një avantazh të padrejtë, të tjerë janë të etur për ta mësuar, por të gjithë mahniten. Dhe me të drejtë. Njerëzit karizmatikë kanë ndikim në botë, qoftë kur nisin projekte, kompani apo perandori të reja.

E keni pyetur ndonjëherë veten si do të ndiheshit po të ishit aq tërheqës sa Bill Clinton apo magjepsës sa ç'ishte Steve Jobs? Nëse mendoni se jeni pak karizmatik dhe doni ta ngrini në një nivel më të lartë? Apo nëse keni dëshiruar në fshehtësi të kishit pak nga kjo cilësi por mendoni se nuk i përkisni tipave karizmatikë? Atëherë, kam lajme të mira për ju: karizma është një aftësi që mund ta mësoni dhe ta përvetësoni me praktikë.

Në verën përvëluese të Londrës së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte Epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botës.

Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Siç pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët.

Ja si u përgjigj, "Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me Z. Disrael, mendova se isha unë personi më i zgjuar në Angli." E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli.

Komente mbi librin

"Cabane u ofron këshilla të zbatueshme dhe një guidë praktike liderëve që duan të përmirësohen, pa kompromentuar integritetin apo autoritetin."

Laura Tang, CEO, Time Inc.

"Cabane na ka bërë një nder të madh. Ajo ka ndërthurur shkencën e palëkundshme me rrëfimin përfshirës duke sjellë një trajtim udhëzues, të rolit të karizmës në lidership – një temë të cilën (deri tani) e kuptonim shumë pak."

Robert B. Cialdini, autor i librit "Influence"

""Miti i karizmës" është i lehtë për t'u lexuar. Ai bashkon historitë dhe studimet, strategjitë dhe zbatimet, teknikat dhe praktikat."

New York Journal of Books

Detajet e librit
9789928422743
9789928422743
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Inxhinieria e brendshme, Sadhguru

Në librin e tij, Sadhguru jep ushtrime që do të ndihmojnë për të rimenduar kufirin e aftësive të dikujt, të bëheni një person më funksional dhe i shëndetshëm, por më e rëndësishmja, t'i mësoni ato se si t'i kryejnë ato në mënyrë korrekte.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Parimet e suksesit, Jack Canfield

Ky libër nuk është vetëm një koleksion idesh të mira, por na shtjellon 64 parime të vlefshme që kanë zbatuar në histori njerëzit e suksesshëm. Të praktikuara çdo ditë, këto parime do t’ju shndërrojnë jetën siç nuk e keni ëndërruar kurrë!
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Shit ose të shitën, Grant Cardone

Shit ose të shitën” jep informacione që do t’ju bëjnë të mendoni se cili është vendi juaj në ekonominë “shpirtërore” të botës dhe si mund të zhvilloheni për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e jetës suaj.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Rregullat e arta, Napoleon Hill

Ai ishte autori i parë dhe më famshëm motivues i të gjitha kohërave, dhe në fakt, autorët më të suksesshëm të vetëndihmës së sotme i detyrohen shumë urtësisë largpamëse të Hill, duke përfshirë disa nga idetë e tyre më të mira.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Faik Konica

Zbërthimi i ankthit, Judson Brewer

Ankthi është kudo nga shqetësimet e lehta e deri te paniku i plotë. Ankthi është ai që nxit varësitë dhe shprehitë e këqjija me të cilat bëhemi një, vetëm për t'ia dalë (p.sh. ngrënia e shumtë nga stresi, qëndrimi i pakontrolluar në telefon dhe varësia nga mediat sociale).
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Efekos

Fati i shpirtrave, Michael Newton

Figura më e njohur e zbulimit të sekreteve të jetës në rrafsh ndërkombëtar, hipnoterapisti spiritualist Dr. Michael Newton, edhe një herë na shpie në zemër të botës së shpirtrave. Hulumtimet e tij të jashtëzakonshme mbi jetën pas vdekjes për herë të parë u publikuan në librin “Udhëtimi i Shpirtrave”, të cilin në shqip e ka sjellë shtëpia jonë.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Fito betejat me veten, Darius Foroux

Gjithsecili ka synime dhe ambicie në jetë, por shpesh nuk u vihemi pas dëshirave tona të brendshme për shkak të frikës dhe mungesës së vetëbesimit. Në këtë libër, do t'ju tregoj se si të shkatërroni frikën dhe ta jetoni jetën me qëllim.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Bijtë e gënjeshtrës, M. Scott Peck

Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.
954 Lekë 1 060 Lekë
More
Në gjendje