- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
Titulli: Ti je ajo çfarë vesh
Origjinali: You are what you wear
Gjinia: Psikologji praktike
Autori: Jennifer Baumgartner
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 336
Pesha: 0.411 kg
ISBN: 978-9928-164-82-7
E keni pyetur ndonjëherë veten përse një vajzë vazhdon të veshë bluzën e saj të gjerë edhe pasi ka humbur peshë apo përse një mama 50 vjeçare vishet sikur sapo ka bastisur dhomën e vajzës së saj adoleshente?
Në këtë guidë fantastike, psikologia Jennifer Baumgartner zbulon arsyet e dilemës së pothuajse të çdo gruaje. "Ti je ajo çfarë vesh" ju mëson si të dalloni modelet e garderobës që të krijoni pamjen që dëshironi për veten tuaj. Strategjia e Dr. Baumgartner do t'ju ndihmojë të:
• Shmangni tejmbushjen e dollapit tuaj.
• Të çliroheni nga zakonet tuaja të modës.
• Të visheni mirë për trupin që keni.
• Të dukeni aktuale në çdo moshë.
• Të krijoni një gardërobë të ekuilibruar dhe të bukur që mezi prisni ta vishni.
Mbushur me histori depërtuese dhe kurioze, "Ti je ajo çfarë vesh" tregon se dollapët tanë përmbajnë më shumë sesa thjesht rroba. Në këtë hapësirë të vogël, modeste, ju mund të zbuloni të kaluarën tuaj, të ndryshoni jetën tuaj tani dhe të zbuloni se kush doni të bëheni.
Veshja është vazhdimi i asaj çka jemi. Ashtu si puna e breshkës me zhguallin e saj, edhe ne, me ato që hedhim mbi shpinë, i tregojmë botës se kush jemi, si është jeta jonë, si dhe fazat në të cilat ndodhemi. Kur shkojmë për të blerë dhe veshim rroba që na paraqesin në formën tonë më të mirë, duhet që me vetëdije ose jo të marrim parasysh moshën, masën, kulturën tonë, si dhe stilin e jetës që bëjmë. Këto aspekte të vetes, duhet që ose t'i marrim parasysh ose t'i luftojmë.
Për shembull, nëse vazhdoni të blini rroba të së njëjtës masë pasi keni humbur apo shtuar peshë, do të ishte në kundërshtim me masën trupore që keni aktualisht. Të blini rroba në dyqane që janë për të rinj pasi keni mbushur dyzet vjeç apo një fustan deri në fund të këmbëve në dyqanin Chico kur jeni gjashtëmbëdhjetë vjeçe, do të binte ndesh me realitetin e moshës që keni.
Të vishni në zyrë rroba me kapuç ose rroba të zbukuruara me xixa kur punoni në një fabrikë prodhimi, do të ishte në kundërshtim me realitetin e jetës që bëni. Rrobat që blini mund të shërbejnë si mekanizma mbrojtës që përforcohen me kalimin e kohës, por ndërkohë mund të mos jeni duke i kushtuar ndonjë vëmendje të madhe faktit nëse rrobat që zgjidhni të blini ju përshtaten apo jo.
Rrobat që vishni mund të nxjerrin në pah botën tuaj të brendshme shumë më tepër se sa mendoni. Shikojeni dollapin e rrobave si një element simptomatik. Secila nga rrobat që keni në gardërobë është rrjedhojë e një zgjedhjeje më të thellë, të pavetëdijshme që bëni. Një dollap i mbushur me veshje të gjera, si thes, pa formë, mund t'i takojë një gruaje që vazhdon të ndihet keq se në trup ka disa kile më shumë.
Mbase ajo vishet për të mbuluar trupin që e urren, për të fshehur turpin që përjeton dhe për të shpëtuar nga kritikat e të tjerëve. Apo mbase i zgjedh këto rroba, sepse nuk do që të humbasë peshë, nuk do të bëjë gjimnastikë dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga ushqimi i pashëndetshëm, por edhe sepse ka frikë ta pranojë këtë.
Mbase dollapi i takon një mamaje që nuk vishet bukur, për shkak se nuk ka kohë, por që po të kishte kohë duhet t'i kushtonte vëmendje martesës që ka nisur t'i marrë tatëpjetën. Mbase veshjet për një moshë tepër të re në dollapin e një gruaje në të pesëdhjetat tregojnë se ajo ndihet tepër keq kur sheh se i kanë dalë ca fije të bardha flokësh dhe ca rrudha. Apo ndoshta vazhdon të kapet fort pas së shkuarës, sepse nuk i ka realizuar qëllimet e saj në të tashmen.
Gjithsesi, disa nga problemet tona kanë rrënjë më të thella se ato që treguam në këta shembuj. Ne jemi grumbullues të ankthshëm rrobash, blerës me tepri, që luftojnë me fiksime apo persona që vishemi pa shije se vuajmë nga depresioni.
Dollapët tanë janë dritare që të fusin në unin tonë të brendshëm. Me mënyrën se si vishet, secila prej nesh orvatet të thotë ose të fshehë diçka. Por, janë të pakta ato që mund t'i artikulojnë me fjalë ato çka orvatemi të shprehim apo të gjejnë rrënjët e modelit të veshjes sonë, patosin e saj.
"Ç'libër i shkëlqyer! Guida e mençur e Dr. Baumgartner na mëson jo vetëm çfarë rrobat zbulojnë rreth tendencave tona të blerjes, por gjithashtu edhe për ëndrrat, kujtimet dhe ndjenjat. Një libër mahnitës, më këshilla praktike të shkëlqyera."
Tamar Chansky, PhD, autor i "Freeing Yourself From Anxiety"
"Një vështrim robërues i psikologjisë së asaj çfarë veshim... i kuptueshëm, ku çdokush do të gjejë vetveten."
Dr. Robin Zasio, autore e "The Hoarder in You"
"Pasi ta lexoni këtë libër, blerja e rrobave për t'u ndier më mirë, nuk do t'ju duket më njësoj."
Regina Leeds, autorja bestseller e New York Times, One Year to an Organised Life
"Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm."
Phillip Bloch, ekspert mode, personazh televiziv
Jennifer Baumgartner, PsyD, është një psikologe klinike dhe themeluesja e InsideOut, një biznes konsultues për gardërobat. Ajo shkruan blogje për revistën Psychology Today. Jeton në Patomac, Meryland.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Toena
Botuesi: Pema
Botuesi: Minerva
Botuesi: Muza
Referenca: SKU001182
Botuesi: Onufri
Botuesi: Argeta LMG
Botuesi: Botime Koliqi
Botuesi: Onufri
Botuesi: Pema
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Pema
Botuesi: Pema
Botuesi: Living
Botuesi: Albas
Botuesi: EDFA Botime
Referenca: 2841
Botuesi: Onufri
Referenca: 2848
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Botuesi: Minerva
Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
check_circle
check_circle