• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Engjëllushe Shqarri

Janë 13 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 13 artikull(j)

Botuesi: Fan Noli

Ditari i vitit të murtajës, Daniel Defoe

 Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje,...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fashizmi: Një paralajmërim, Madeleine Albright

Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur. Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Klouni Shalimar, Salman Rushdie

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Lamtumirë Gabo dhe Mercedes, Rodrigo Garcia

Kështu shohim anën më njerëzore të një personazhi universal dhe të gruas që ai e zgjodhi që kur ajo ishte një vogëlushe nëntëvjeçare, që e shoqëroi gjithë jetën dhe që mbijetoi pak vite pas tij. Ky rrëfim, i përzier me kujtimet e një jete të papërsëritshme, është lamtumira më e bukur për birin e telegrafistit dhe bashkëshorten e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Një njeri i zakonshëm, Philip Roth

“Philip Roth u kthye në një artist interpretimi në prozë dhe ishte pikërisht “zëri” i tij — “zëri” i tij — që i lidhi lexuesit me të. Dikush e lexon Rothin për tonin, për muzikën, inti­mitetin e besueshëm, ndonjëherë humorin shpotitës, ndonjëherë zemërimin e sinqertë, shpesh për të gjitha këto bashkë.” Joyce Carol Oates

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje