

Banner
Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite.
Titulli: Njëri nga ne po gënjen
Origjinali: One of us is lying
Gjinia: Roman
Autori: Karen M. McManus
Shqipëroi: Manushaqe Bako
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2021
Fq. 340
Pesha: 0.460 kg
ISBN: 978-9928-184-83-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
NJË I VDEKUR, KATËR TË DYSHUAR - DHE NJËRI PREJ TYRE PO GËNJEN
Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit:
Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill.
Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës.
Nejti: krimineli, shpërndarës droge.
Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit.
Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit.
Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite.
Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri. Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur -dhe kësisoj një motiv...
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001132
Botuesi: Botimet Dudaj
Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.
Botuesi: Toena
Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.
Botuesi: Botimet Dudaj
Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.
Botuesi: Argeta LMG
1. Shenja e të katërve2. Kujtimet e Sherlok Holmist• Pullalliu ngjyrë argjendi• Kutia prej kartoni• Fytyra e verdhë• Kambisti etj.
Botuesi: Argeta LMG
Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.
Botuesi: Morava
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
Botuesi: Dituria
Kur një djalosh i trazuar, i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
Referenca: SKU001116
Botuesi: Botimet Dudaj
Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të Sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësisht dhe një arkë të mistershme që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.
Botuesi: SARAS
I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
Botuesi: Botimet Dudaj
Romani "Ortaku", i Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.
Referenca: SKU000946
Botuesi: Botimet Dudaj
ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
Botuesi: Botimet Dudaj
Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.
Botuesi: SARAS
Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.
Botuesi: Botimet Dudaj
Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...
Botuesi: IDK
Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Báthory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese.
Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite.