Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Sistemet e huaja më të mëdha të të drejtës, Michel Fromont
  • Sistemet e huaja më të mëdha të të drejtës, Michel Fromont

Sistemet e huaja me te medha te te drejtes, Michel Fromont

SKU000873
Papirus

Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës. Më pas vijojnë vendet që janë fuqi kryesore ekonomike, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina dhe Italia.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sistemet e huaja më të mëdha të të drejtës
Origjinali: Grands systèmes de droit ètrangers
Gjinia: Drejtësi
Autori: Michel Fromont
Shqipëroi: Edmond Xhabija, Kleopatra Koleka
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2009
Fq. 200
Pesha: 0.317 kg
ISBN: 978-99943-976-5-5

Mbi librin

Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën, ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës. Më pas vijojnë vendet që janë fuqi kryesore ekonomike, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina dhe Italia. Ndërsa vitet e fundit disa vende i kanë ndryshuar shumë të drejtat e tyre: Spanja, Holanda, Zvicra dhe Rusia.

Në të gjitha këto vende e drejta po zhvillohet shumë shpejt dhe ky libër paraqet gjendjen e saj aktuale. Për të kuptuar të drejtat e huaja duhen njohur themelet e sistemeve të tyre kombëtare, domethënë historia dhe gjykatat e tyre, madje ndonjëherë dhe procedurat gjyqësore, burimet e ndryshme të të drejtës si dhe strukturat e tyre politike.

Më pas trajtohen lëndët më të nevojshme për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, si për të drejtën private ashtu dhe për të drejtën publike, kryesisht prona, kontratat dhe përgjegjësia, madje ndonjëherë edhe personat juridike si dhe drejtësia kushtetuese dhe mosmarrëveshja administrative.

Mbi autorin

Michel Fromont, profesor i merituar në Universitetin Panthëon-Sorbonne (Paris I), ia ka kushtuar gjithë karrierën e tij njohjes së të drejtave të huaja dhe të të drejtave evropiane, veçanërisht të drejtës gjermane, dhe kjo si rrjedhojë e përparësisë së saj mbi të drejtat evropiane që prej pesëdhjetë vjetësh.

Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani dhe në Britaninë e Madhe dhe nka patur kontakte të shumta me universitetet holandeze, gjermane, zvicerane, italiane, spanjolle, portugeze, greke dhe polake.

Michel Fromont ka ditur t'u ngjallë studentëve shijen për studimin e të drejtave të huaja si nërpërmjet librave të tij ashtu dhe nëpërmjet krijimi të programit të studimeve juridike dykombëshe.

Detajet e librit
SKU000873
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2859

Botuesi: Alb Juris

Kodi Civil dhe i Procedures Civile

Titulli: Kodi Civil dhe i Procedurës Civile (kopertinë e trashë)Origjinali: Kodi Civil dhe i Procedurës CivileGjinia: DrejtësiShtëpia botuese: Alb JurisViti: 2012Fq. 764Pesha: 0.911 kgISBN: 978-99956-753-2-5
16,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Trafikimi i qenieve njerëzore, Naim Tota

Interpretimi juridik i përgjithshëm i veprës penale të trafikimit dhe praktikës gjyqësore të saj në këtë punim janë bërë me seriozitet dhe me përkushtim. Këtu janë analizuar konkretisht elementet e anës objektive të veprës, çështja e dhënies së pëlqimit nga viktima si element i anës objektive, procesi i të provuarit në veprën penale të trafikimit.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sistemi i korrupsionit, Piercamillo Davigo

“Sistemi i korrupsionit” ka një tezë themelore: bashkëpunimi kriminal në Itali ka arritur një dimension të tillë aq të madh, sa është iluzion të besosh që mund të çmontohet vetëm nga drejtësia penale. 
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001430

Botuesi: UET Press

Murphy për provën, Peter Murphy

Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor.
16,65 
More
Ne gjendje

Referenca: 2820

Botuesi: Papirus

Detyrimet, E drejta civile, Gerard Legier

Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike. Paraqitja e këtyre bazave është pikërisht synimi i këtij libri, tërësisht i riparë dhe i përditësuar me reformat ligjore dhe të rejat e fundit nga jurisprudenca.
8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?
14,43 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2634

Botuesi: Naimi

Perkufizimi juridik i vdekjes, Danja Sinani

Danja Sinani na sjell një varg argumentesh të rrafshit europian dhe botëror, për të formuar bindjen se e drejta për të vdekur nuk është një antetat ndaj jetës, por plotësim përfundimtar i saj, nëse rregullohet me ligj dhe nuk shprehet në mënyrë të tërthortë, të heshtur, të nënkuptuar apo hiç fare.
7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000471

Botuesi: Papirus

Fjalor, Termat juridike Evropiane, Pierre-Yves Monjal

Qëllimi kryesor i këtij fjalori termash juridikë evropianë është që t'i japë lexuesit të kuptojë lehtësisht konceptet dhe shprehjet e përdorura gjerësisht nga juristët, specialistët dhe mediat lidhur me atë që është rënë dakord të quhet Evropa.
11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2856

Botuesi: Alb Juris

Permbledhese legjislacioni per urbanistiken dhe ndertimet

Titulli: Përmbledhëse legjislacioni për urbanistikën dhe ndërtimet (kopertinë e trashë)Origjinali: Përmbledhëse legjislacioni për urbanistikën dhe ndërtimetGjinia: DrejtësiShtëpia botuese: Alb JurisViti: 2010Fq. 586Pesha: 0.723 kgISBN: 978-99956-804-5-9
22,20 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001430

Botuesi: UET Press

Murphy për provën, Peter Murphy

Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor.
16,65 
More
Ne gjendje