• Banner

Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës, Anila Mullahi

Trebeshina, një zë i veçantë dhe origjinal në letërsinë shqipe, nëpërmjet veprave në gjininë e romanit, solli modelin e teksteve ku ndërthuren harmonishëm koncepsione letrare moderne me ato të traditës.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës
Origjinali: Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Anila Mullahi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 404
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-325-0

Fragment nga libri

Analiza e hollësishme tekstuale e romaneve përshfaq shumëllojshmërinë e procedimeve artistike, shpesh të ndryshme nga njëri roman në tjetrin, si dhe nëpërmjet vënies në pah të aftësisë së shkrimtarit që arrin të shkruajë sa romanin klasik, ashtu edhe atë modernist dhe postmodernist, synon të bëjë të njohur: vlerat e mëdha artistike të romaneve të Trebeshinës dhe vendin e tyre të padiskutueshëm në traditën e romanit në letërsinë shqipe.

Trebeshina, një zë i veçantë dhe origjinal në letërsinë shqipe, nëpërmjet veprave në gjininë e romanit, solli modelin e teksteve ku ndërthuren harmonishëm koncepsione letrare moderne me ato të traditës. Nëpërmjet dinamikës tekstore që shfaqin romanet, arrihet të zbërthehet dhe të kuptohet procesi krijues, i cili nuk lind nga asgjë, por që nëpërmjet thyerjes, rikrijimit, transfigurimit, pështjellimit, nëpërmjet përmbysjes, krijon romane që sa ngjajnë me traditën, aq edhe krijojnë traditë...

Mbi autoren

Anila Mullahi është ligjëruese e lëndës Letërsi Botërore në Universitetin e Tiranës. Ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh në revista shkencore. Mban gradën Doktor i shkencave.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2414

Botuesi: Onufri

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2414

Botuesi: Onufri

Migjeni ose parathenie e dyzuar, Anastas Kapurani

Si e shikojmë Migjenin? Si na shikon Migjeni? Dhe përgjigjemi: Migjenin edhe e shikojmë, edhe na shikon duke ardhur përjetësisht nga maja e një lartësie. Migjeni vjen drejt nesh nga Kulla e tij e famshme e Babilonit. Ai u ngjit aq lart që të mund të hynte në zemrën e Kohës së Njeriut. Çfarë pa aty? Dritën e këtij zbulimi ai e mble

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2237

Botuesi: SARAS

Publikja Shqiptare, ese

Janë plot 12 ese kritike, të shkruara nga 12 personalitete të kulturës dhe të mendimit shqiptar, të cilët duke marrë në shqyrtim elementet filozofike, politike, nacionaliste e gjuhësore, na sjellin në vëmendje çështjen kombëtare. Çështja shqiptare dhe shqiptarët 100 vjet pas shpalljes së Pavarësisë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Acient Albanian Songs, Fatos Arapi

Fatos Arapi’s work is very enlightening when it comes to systematizing the ballad material according to the principal forms of the motive. Undeniable he has enriched the discussion by consulting all the preserved Albanian material.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)