Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Sfide harrimit, Ali Podrimja
  • Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfide harrimit, Ali Podrimja

2421
Onufri

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo harrimin.

57,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sfidë harrimit
Origjinali: Sfidë harrimit
Gjinia: Ese
Autori: Ali Podrimja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 160
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-99943-42-10-X

Koment nga Bashkim Kuçuku

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo harrimin që vjen bashkë me të.

Pikërisht poezia e përzgjedhur e sfidon, sepse e tejkalon atë dhe i shpie poetët në mbretërinë gjithmonë të ndriçuar të kujtesës. Por, para se të jetë interpretues, Ali Podrimja është edhe një përpunues, përzgjedhës dhe paraqitës i pasionuar dhe me shije të hollë, që do të thotë se është edhe një ofrues i pjesës më cilësore të saj. Madje, esetë dhe hulumtimet kanë qenë kryesisht parathënie në përzgjedhjet që ka përgatitur. Ai nuk jeton dhe përjeton vetëm me poezinë e tij, por me krejt poezinë shqipe.

Tekst nga Ali Podrimja

Në relacionin Romë – Padovë kishte bredhur një patriark i letrave shqipe me një dorëshkrim, të cilin sapo e kishte botuar, ishte kthyer në Kosovë të kryente detyrën e meshtarit dhe të ndante fatin me popullin. Vihet në krye të kryengritësve shqiptarë pa marrë parasysh cilit besim i takonin. Në marshim për në veri të Shqipërisë vdes nga kolera.

Turqit të egërsuar nga trimëria që kishte treguar, e zhvarrosin dhe e poshtërojnë duke ua hedhur gjymtyrët e tij qenve. Vendi i varrit të tij gjendet afër shtëpisë sime në Prishtinë, ku shpesh kalimtarët para bustit të tij hedhin nga një karafil. Zotëria që kishte zbritur nga Roma quhej Pjetër Bogdani. Jetoi dhe veproi në shekullin XVI. Madhështia e tij si krijues qëndron te poezitë filozofike për Sibilat, që gjenden në veprën e tij "Çeta e Profetëve", kryesisht me motive biblike, të pranishme edhe në letërsinë mesdhetare. E përmenda këtë se ka një histori të dhimbshme dhe prin në listën tepër të gjatë të krijuesve shqiptarë që ranë si luftëtarë për çështjen kombëtare.

Por "ajo që mbetet e krijojnë poetët" thotë Martin Hajdeger. Me gjasë në Monparnas të Parisit, shkrimtari i shquar Migel Asturias kishte pyetur kolegun e tij, ambasadorin shqiptar: A ka mjegull në Shqipëri? Zotëria nga Tirana preras iu kishte përgjigjur: Ka. Madje shumë. Kaq mjaftonte për shkrimtarin nga Kolumbia e largët të konstatojë se aty ku ka mjegull, ka mite dhe legjenda.

Ky detaj e kishte intriguar një shkrimtar tjetër të shquar, Ismail Kadarenë, të përpunojë këtë fenomen në veprat e tij. Vërtet a ka mjegull dhe në pellgun e Mesdheut? Rrezatimi i eposeve të mëdha të njerëzimit, që u krijuan në këtë anë, nxit të mendosh se pyetja e Asturias ishte me vend... Duke u përballur me të ardhmen të kujtohet konstatimi i Italo Calvinos tek e rilexonte "Komedinë Hyjnore" të Dantes, se "bota është e organizuar në një sistem, në një rend, në një hierarki, ku gjithçka gjen vendin e vet".

Tekst i lexuar në Manifestimin Interkontinental në Romë, 2006  

Detajet e librit
2421
0

Të dhënat

Autori
Ali Podrimja
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e...
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Që në dhjetëvjetëshin e parë të krijimtarisë së vet, Zef Skiro Di Maxho, do të shkruajë krahas poezisë lirike (përmbledhjet "Sunata" dhe "Më parë se të ngriset") dhe poema epike të natyrës tregimtare. Në qoftë se me të parën, ai këndon në unison me poetët arbëreshë të kohës së tij, me të dytën vijon traditën epike të De Radës e të Darës, veçanërisht atë...
230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000003

Botuesi: Mitrush Kuteli

Shënime Letrare, Mitrush Kuteli

Lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec. Mësimet e para i mori në vendlindje, studimet e mesme në Selanik, në Shkollën Tregtare Rumune (1921-1928). Më 1931 u diplomua në Bukuresht, në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.
149,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2914

Botuesi: Te tjere

Endrrat e ngrira te Enver Kushit, Resmi Osmani

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.
34,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001961

Botuesi: Te tjere

Camaj i paskajuar, Shaban Sinani

Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, Nasho Jorgaqi

Artin në tërë historinë e tij të lashtë e ka shoqëruar gjykimi dhe mendimi i shoqërisë. Pa lindur akoma shkenca letrare, populli, në forma të ndryshme, ka ditur t'i shprehë gjykimet e veta, të manifestojë konceptet e tij estetike, të tregojë se ç'është për të e bukur apo e shëmtuar.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000764

Botuesi: Onufri

Fundi i mitit, Ali Podrimja

Ky është një libër i një proze të ngjeshur dhe të dendur. Një prozë ku kalohet me lehtësi nga fakti te meditimi, nga narrativa e konkretes në fantastikë, nga dialogu dhe gjuha e bisedës te thënie që u ngjajnë maksimave, urtive sinetizuese.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000771

Botuesi: Onufri

Ishulli Albania, Ali Podrimja

Të shkosh në ishullin prej mishi të poetit Ali Podrimja, të dëgjosh këngën e bardit modern… të besosh... të zbulosh…të bësh diçka…të thuash…Se kur atdheu është përgjysmë, ndodh e kundërta, dhembja e poetit shtohet...
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje