• Banner

Kadare ne 101 dokumente te Pallatit te endrrave, Dashnor Kaloci
  • Kadare ne 101 dokumente te Pallatit te endrrave, Dashnor Kaloci
  • Kadare ne 101 dokumente te Pallatit te endrrave, Dashnor Kaloci

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e mbrapme, në anën e zezë të pasqyrës.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kadare në 101 dokumente të "Pallatit të ëndrrave"
Origjinali: Kadare në 101 dokumente të "Pallatit të ëndrrave"
Gjinia: Letërsi, histori
Autori: Dashnor Kaloçi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 676
Pesha: 1.103 kg.
ISBN: 978-9928-190-94-9

Komente mbi librin

"Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojnë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.

Çdo diktaturë kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehtë: krimet. Ky është një obsesion, fiksim i saj, të fshehë krimet për të mos lënë gjurmë. Meqenëse ky libër ka në ballinën e tij emrin tim duket sikur, unë që flas, i bëj një publicitet...

Keqkuptimi që mund të ndodhë është ky: Ky libër është për të gjithë letërsinë shqipe. Nuk jam vetëm unë atje. Por, kur vihet një emër, vetvetiu mendja shkon sikur është ky kryesori. Pavarësisht se çfarë vendi zë unë në këtë, kjo ka qenë dramë e përbashkët e të gjithë shkrimtarëve shqiptarë që jetuan në komunizëm.

Domethënë përgjimi, pabesia ndaj tyre, ishte një dramë e përbashkët. Atje ka dhjetëra emra shkrimtarësh, do t'i gjeni, plus që ka dokumente të tjera ende të pazbuluara, të pabotuara dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e tablosë së zymtë, të papërfytyrueshme për Europën e sotme, se si mund të ndodhë në shekullin e XX – të një dramë e tillë gjatë 40 vjetëve."

Ismail Kadare

"Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe e tha shumë bukur: "Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit". Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Dhe këtë e ka bërë Kadareja."

Spartak Ngjela

"Një djalë i ri, ish – studenti im, më solli një roman dorëshkrim. E lexova dhe u mahnita. Trajtonte temën e goditjes në vitin 1945 të partizanëve kosovarë, në një zonë të Malit të Zi nga forcat partizane jugosllave. Për autorin, ky roman do të qe i mjaftueshëm për ta çuar në burg. E pyeta për pasojat dhe u binda se ai qe i gatshëm të përballonte çdo gjë. E këshillova të hiqte dorë. Është më mirë një roman më pak i botuar, sesa një shkrimtar i vërtetë kosovar në burg."

Prof. Dr. Ali Aliu

"Në këtë libër ka pjesën e vet të dhunës, të së keqes jo vetëm politika, por edhe ana njerëzore. Lagush Poradeci ka një varg: "Qëndroj në tmerr, zili e botës, se ti s'u ndale duke ndritur (Naimit)". Zilia e shkrimtarëve me shkrimtarët ka çuar te denoncimi. Por edhe ndeshja e risisë, e modernitetit, cilësitë e larta dhe të panjohura më parë të artit të Kadaresë e kanë zënë në befasi peizazhin letrar të kohës.

Jo më kot botimi i një libri si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" është shoqëruar për një vit në shtypin letrar të kohës nga kritika prej specialistëve më të mirë të kësaj fushe në atë kohë. Edhe u xhelozua ky mjedis letrar, por dhe nuk kishte aparat konceptual që ta përthithte.

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e mbrapme, në anën e zezë të pasqyrës."

Prof. Dr. Sadik Bejko

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190949
ean13
9789928190949
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Kadare i denoncuar, Dashnor Kaloci

Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH – së, të klasifikuara "Tepër sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të pa publikuara më parë...!

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2292

Botuesi: Te tjere

Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.

Çmimi 790 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Këmba e të panjohurës, Krenar Zejno

Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë

"Sjellja ndaj padër Zef Pllumit ka zbuluar fytyrën e dyshimtë të medias shqiptare", Fahri Balliu"At Zef Pllumi, mishërimi i vlerave tradicionale të shqiptarëve", Prof. Odile Daniel"Misionari i rebeluar: At Zef Pllumi", Prof. Dr. Sabri Hamiti"Të humbësh për të fituar", At Gazmend Tinaj

Çmimi 490 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)