Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Statutet dhe urdheresat e kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit, Milan Sufflay, Viktor Novak
  • Statutet dhe urdheresat e kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit, Milan Sufflay, Viktor Novak

Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit, Milan Sufflay, Viktor Novak

OMBRA GVG

Në krijimin e statuteve të qyteteve shqiptare dhe atyre të katedraleve, një rol vendimtar, që është edhe veçori dalluese nga statutet e ngjashme të krijuara në Europë, ka luajtur e drejta zakonore vendase, që shfaqet në shumë institute juridike të përbashkëta.

6 000 Lekë
5 400 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Statuta et ordinationes capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis
Gjinia: Histori, studime albanologjike
Pergatitur nga: Milan Šufflay, Viktor Novak
përkth. nga latin. e kroat. Musa Ahmeti ; [përgat.], përkth. nga latin. Etleva Lala.
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 254
Pesha: 1.388 kg.

Mbi librin

Statutet si "rregulla të drejtësisë, të cilat i nxjerr një pushtet autonom për territorin, fushëveprimin dhe qytetarët e tij" janë burime shumë të rëndësishme historike. Ato janë tërësi normash të shkruara apo akte normative të kodifikuara që rregullojnë jetën e brendshme të qyteteve mesjetare: marrëdhëniet e tyre si qytete – komuna autonome, me zotërinjtë e tyre fisnikë, por edhe raportet e kishës me qytet – komunën si dhe raportet hierarkike brenda për brenda kishës në një territor të caktuar siç është kryeipeshkvia ose ipeshkvia.

Mbi bazën e statuteve zgjidhen dhe veprojnë të gjitha organet e brendshme drejtuese të komunës dhe të kishës, që kryejnë detyra të caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqësor etj. dhe po mbi bazën e tyre jepen normat përkatëse juridike penale, civile, proceduriale, doganore, tregtare, të pronësisë, të punës, jetës familjare, marrëdhënieve bashkëshortore, atyre të prindërve me fëmijët, deri te normat mbi dhunën dhe sjelljet e moralit etj.

Shënimet e para për statutet e komunave në territoret shqiptare i hasim në qytetet – komuna përgjatë bregdetit Adriatik, që janë një vazhdimësi e statuteve të komunave dhe qyteteve dalmatine.

Në krijimin e statuteve të qyteteve shqiptare dhe atyre të katedraleve, një rol vendimtar, që është edhe veçori dalluese nga statutet e ngjashme të krijuara në Europë, ka luajtur e drejta zakonore vendase, që shfaqet në shumë institute juridike të përbashkëta.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Urat e Arbërit, Francesco Altimari

Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Veshje popullore shqiptare, vëllimi i parë

Ky vëllim i parë i serisë së veshjeve popullore përfshin kostumografinë e krahinave jugore të Shqipërisë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Berat, Fier, Mallakastër e Lushnjë. Sipas ndarjes krahinore tradicionale, në këtë vëllim përfshihen çamëria, Labëria, Myzeqeja dhe disa rrethina kalimtare. 
5 400 Lekë 6 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare, Kazuhiko Yamamoto

Që në fillimet e shkrimeve të tij, Kazuhiko Yamamoto shtronte pyetjen: struktura etike e Kanunit: a përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Dhe nga analiza shkencore krahasuese autori arrin të japë përgjigje pozitive, duke e parë në lidhje të ngushtë me shoqërinë pa autoritet shtetëror
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2117

Botuesi: Toena

Kanuni i Labërisë

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
3 600 Lekë 4 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.
675 Lekë 750 Lekë
More
Ka mbaruar