Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Arbëreshët, Monumenti i lotit, Ylli Polovina
  • Arbëreshët, Monumenti i lotit, Ylli Polovina

Arbëreshët, Monumenti i lotit, Ylli Polovina

Madje pati thënë se njerëzit e anijes ushtarake italiane as që ishin munduar të shpëtonin shqiptarët që po mbyteshin.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arbëreshët, Monumenti i lotit
Origjinali: Arbëreshët, Monumenti i lotit
Kategoria: Histori
Autori:  Ylli Polovina
Botues: Arte Graphic
Viti: 2022
Fq: 218
Pesha: 0.260 kg
ISBN: 978-9928-350-93-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

 

Pjesë nga libri

Arbëreshi, i zgjedhur edhe kryetar i Urdhërit të Avokatëve të qytetit të Kozencës, i kishte deklaruar gazetarit Xhovani Morandi se anija italiane “Sibilla” atë natë të lemerishme të 28 marsit kishte shkelur ligjet ndërkombëtare detare dhe i ishte afruar më shumë nga sa i lejohej anijes shqiptare.Madje pati thënë se njerëzit e anijes ushtarake italiane as që ishin munduar të shpëtonin shqiptarët që po mbyteshin.

Vetëm pak nga ata që ishin mbi kuvertë ja dolën fizikisht dhe notuan drejt luftanijes, kishte saktësuar. Më vonë kishte lënë nga pas edhe fjalët rrënqethëse “kam frikë se mos më vrasin”. Tani që vdekja e tij kishte ndodhur “La Nazione” shkrimit funebër i jepte titullin më gërmëmadh të faqes së saj të parë: “Mallkimi i Sibilës”. Pas këtyre fjalëve thërriste si kujë nëntitulli: “Vdes avokati i shqiptarëve. E kishte deklaruar “Kam frikë për jetën time”.

Në brendësi të gazetës, një treçerek faqe speciale, titulli i dytë i shkrimit përsëriste që në krye fjalët e dhimbshme të njëzetë e katër orëve më parë: “Di sekrete, kam frikë”: vdes njeriu i çështjes Sibila”. Në radhët e fundit, në një përpjekje për të qenë edhe brenda por edhe duarjashtë këtij denoncimi shungullues, gazetari me emrin Xhovani Morandi shkruante se pas kësaj vdekjeje familjet e viktimave ishin shprehur me fjalët e dëshpëruara “Bafa qe e vetmja edhe e fundit shpresë jonë...Tani le të jenë të kënaqur”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928350930
ean13
9789928350930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000119

Botuesi: Ideart

Çmimi i ëndrrës, Genc Gjoka

Ky rrëfim ngjitet në majat e larta apokaliptike të shoqërisë njerëzore, aty ku pjesa e verbër e saj flak çdo ditë në humnerë individë syçelët që nuk mësuan dot të mbyllin sytë dhe as të heshtin...
576 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.
750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Romanet me një vëllim, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Lakmia, Brunilda Zllami

Linja paralele realitetesh tipike shqiptare. Mbase është kjo një nga arsyet pse kjo autore, jo më e re, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve që e ndjekin rregullisht. Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja haluçinante, Mimoza Ahmeti

Ajo e kish kuptuar se droga më e tmerrshme për njeriun qe fjala, përdorimi i gjuhes si mjet manipulimi. Fjala qe arma më e fuqishme që pat zbuluar njeriu. Në mendjen e saj ajo kish disa pulsime të cilat nuk guxonte t'i kthente në fjalë, sepse forca e tyre ndërtuese ende nuk qe asnjanësuar nga ajo e shkatërrimit.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2981

Trimnika, nr. 1, Inida Gjata Zhaku

"Trimnika" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Melusina, Balil Gjini

Në rreth dyqind faqe, me një stil të ngjeshur e lakonik, është mëtuar të rrëfehet se letërsia s'është vetëm rrëfim i një historie, por edhe histori e një rrëfimi. Melusina dhe e motra e saj Jehona kanë mbërritur në një qytet të paemër dhe nga një kohë e paemër.
500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Komunizëm Shqiptar, me televizion italian, Ylli Polovina

Eksportimi i filmit italian u mirëprit, sepse ishte pjesë e një kulture që në Shqipëri konsumohej rregullisht dhe pëlqehej. Por pikërisht në politikën e blerjes së tij në mesin e viteve gjashtëdhjetë ndryshoi diçka: u zgjodhën me paraqëllim filma me temën e mafies.
800 Lekë
More
Në gjendje

Në fillim ishte Bardha, Ylli Polovina

Që Beratin e pë rfytyroja si një  femër më  është  dukur fillimisht krijim i natyrshëm i moshës së fëmijërisë. Kjo është  një  periudhë, kohe e çiltër njerëzore, plot fantazi, ku gjithçka ka dhuntinë magjike të shpirtërizohet: pemët, lulet, shushurima e gjetheve në një park, uturima e ujërave lumorë, psherëtima e një flladi poshtë strehëve të shtëpisë...
1 000 Lekë
More
Në gjendje