- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
Titulli: Djalli komik
Gjinia: Roman
Autori: Zija Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2018
Fq. 336
Pesha: 0.392 kg.
ISBN: 978-9928-277-16-9
"Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
"Djalli komik" është ndoshta më i ngjeshuri në korpusin e Zija Çelës. Por paradoksalisht, duke qenë më kompakti, është edhe më i shtriri si intensitet emocional e figurativ, më simboliku dhe njëkohësisht më realisti.
Është roman i shkruar me vetëkontroll të admirueshëm dhe natyrshmëri të shpengueshme. Një roman që e bën letërsinë shqipe të duket më e pasur, po aq sa mund ta bëjë kritikën shqiptare të duket më e varfër se kurrë."
Rudolf Marku
"Me "Djallin komik", Zija Çela ka ndërtuar ekuivalentin fiktiv më të plotë, njëkohësisht më dërrmues dhe më parodizues të botës shqiptare. Ai e ribën realitetin sipas hierarkisë së kategorive politike, sociale e morale, për ta kthyer më pas në një parabolë ironike tronditëse, me shumësi kontekstesh e situatash, me personazhe dhe heronj të papërsëritshëm, të cilët sado fantastikë që të duken, komunikojnë në mënyrë të mahnitshme me realitetin tonë dhe derivatet europiane.
Rrëfimi është ai që mbizotëron prozën e Zija Çelës. Rrëfimi i zhdërvjellët, alegorik, meditativ, me depërtime gjuhësore në shtresime kuptimore të panjohura dhe të paprovuara për prozën tonë.
Zija Çela është shkrimtar që ka njohur mundësinë e pafundme të shkrimit alegorik. Proza e tij, e dëshmuar në një sërë veprash, është arritje kulmore e letërsisë shqipe."
Mehmet Kraja
"Ashtu si veprimtaria e Ismail Kadaresë që e ka mundësuar lirinë e mendimit në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen kreativitetin e leximit në epokën e sotme të kulturës së popullarizuar të konsumit, ndoshta duke vërtetuar kështu faktin se letërsia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve për t'u rezistuar ideologjive totalitare, çfarëdo qofshin ato.
Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit socialist, që synonte të parandalonte çdo shkëndijë të mendimit kritik tek lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin. Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë."
Lindita Tahiri
Gjatë gjithë seancave të nxehta, që e mbajtën në trysni qytetin tonë, pa pranuar avokat dhe pa asnjë prapamendim për apelimin e dënimit, ai mori përsipër gjithë sa kishin ndodhur. Kur po e nxirrnin nga gjykata, Aranit Lumbardi dukej sikur po u thoshte bashkëqytetarëve të tij: "Unë do të kem sërish paqe, vetëm kur ta di se ju jeni mirë, mirë trup e frymë."
Mirëpo ata që prisnin jashtë dhe e shihnin drejtpërdrejt, patën tjetër ndjesi. Meqë kishin besuar vetëm në një vendim, lirimin në sallë, ata nuk po u besonin syve: "Lartmadhëria në hekura?!"
Ishte e çuditshme si ndihej vringëllima e hekurave. Shi në tremën me kolona bazalti, zoti Lumbardi u dha krahëve përpjetë dhe, pasi bër zap pështjellimin e tij, iu drejtua turmës përballë: "Doni ta dini? Unë, unë jam fajtori! Por vetë faji është i tjetërkujt."
***
Kur sëmundja misterioze u bë më kërcënuese dhe njerëzit po kërkonin të largoheshin nga Horketa, si prej një zone lufte, katër qytetet kufitare vendosën të mbroheshin së bashku kundër nesh, pa iu skuqur faqja për tejkalimin e forcës.
Nuk di përse, përfaqësuesit e nivelit të lartë zgjodhën për takimin zyrtar një zonë neutrale. Ata u mblodhën rreth njëzet e pesë kilometra larg qytetit të Fierit dhe, pas diskutimeve të gjata, dolën me një dokument, që mori emrin e fshatit kur u hartua: Traktati i Marrëveshjes Shegan. Lajmet bënë të ditur...
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Onufri
Botuesi: Living
Referenca: SKU001668
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Referenca: SKU000667
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Botuesi: Toena
Referenca: SKU000122
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000151
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000430
Botuesi: Koha Ditore
Referenca: SKU001362
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Botuesi: Ideart
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Botuesi: Toena
Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
check_circle
check_circle