Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
Titulli: Perëndia mbrapsht dhe e dashura
Origjinali: Perëndia mbrapsht dhe e dashura
Gjinia: Roman
Autori: Visar Zhiti
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2004
Fq. 288
Pesha: 0.294 kg.
ISBN: 978-99927-52-49-1
Romani ka në qendër të tij një histori dashurie, në kohën e dënimeve gjatë diktaturës komuniste, në vendin e urrejtjeve, të internimeve e burgjeve politike. Ishte një dashuri me D të madhe, një nga ato që përmbledhin në vetvete e shpalosin me forcë të gjitha shfaqjet e saj të mundshme, që nga pasioni fizik, fuqia e mishit dhe e gjakut deri tek idealja, poezia, kënaqësia eprore së bashku me dhimbjen sfilitëse e asgjësuese dhe vetëflijimin që, përmasat e saj, dashje pa dashje, bëjnë të detyrueshëm në prani të fundit tragjik të elementit kryesor të çiftit.
Por dashuria vazhdon edhe pas vdekjes, ajo ka fuqinë që i jep amshimi. Shkëndija e parë e kësaj dashurie ndizet në një mjedis të pazakontë, në një sallë gjyqi, në të cilën një vajzë e re, gjimnaziste shkodrane, përgjigjet para një trupi gjykues të diktaturës së proletariatit për idetë e saj, të shprehura në shkollë e jashtë saj, ide që bien ndesh me regjimin komunist dhe një realitet të ngurtësuar e të mbështetur në dogma dhune e mashtrimi.
Në atë sallë rastësisht ndodhet një ushtar, një djalë i ri nga Lushnja, vendbanimi i autorit, për të cilin imazhi i vajzës së bukur "reaksionare" mbetet i ngulitur në mendje e i rrënjosur në zemër. Shkëndija e asaj dite gjyqi kthehet në një flakë të madhe mbas disa vitesh kur vajza, e internuar në Bedatin e largët, buzë Kënetës së Karavastasë, mbas kryerjes së dënimit, takohet me djaloshin që vinte çdo ditë nga qyteti për të punuar në ndërtim.
Është një nga ato dashuritë "e ndaluara", për shkatërrimin e të cilave, në "Absurdlandin" shqiptar aktivizohej një aparat i tërë partiak e shtetëror që fliste e vepronte nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, përfaqësuesit më tipik e më të egër të "shtetit proletar". Ema Marku dhe Feliks Kondi portretizohen me mjeshtëri nga autori e dalin nga penda e tij si njerëz të gjallë, me të cilët lexuesi simpatizon dhe ka përshtypjen se njihet prej kohësh.
Fati i tyre e rrëmben atë, e bën pjesëmarrës në jetën e tyre, në çdo grimcë të saj, e bën të gëzohet, të ngazëllehet, të padisë, të luftojë, të eksitohet, të ndiejë dhimbjen, zhgënjimin, vetëdijen e pamundësisë për të ndryshuar kursin e ngjarjeve në betejën qytetare për të sendërtuar atë rend gjërash, në të cilin individi të mos kushtëzohet nga shteti në krijimin e jetës së tij.
"Visar Zhiti... personalitet i rëndësishëm i letërsisë shqiptare... Lënda bruto nga realiteti i jetuar, në rrëfimin e Visar Zhitit shkrihet qetë dhe natyrshëm brenda vizionit ekzistencial e filozofik, brenda reflekseve emocionale dhe mendore. Ai... merr në dorëzim sovranisht tërë hapësirën narrative... Pse gjithë ky trishtim të paskësh qenë palosur nëpër shekuj, për t'u shpalosur më pas nëpër faqet e romanit...? Është tërë universi i përfutur, i përfokusuar brenda... ngjashëm me faqet e prozës së Oruellit... duke të sjellë ndër mend metaforën kështjellë, bie fjala të Kafkës, që fanitet e zhduket si fatamorganë..."
Ali Aliu
"Kronika letrare" "Trillet e tij të çlirëta, të ajërta e të guximshme kanë një ngjashmëri të lumtur me stinën kubofuturiste dhe me pjellorinë e saj të metafortë. Mbetet kështu, lakuriq e tëra para nesh, përbindshmëria e një tiranie... Rreshtat e Visar Zhitit mbartin liri edhe kur janë pushtuar nga argumentet e territ."
Mario Luzi, "Croce di carne"
"Ajo që dallon Visar Zhitin është respekti i thellë absolut për gjithçka njerëzore. Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtjeje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar, thirrjen e palëkundur për hakmarrje. "
Robert Elsie, "World Literature Today"
"Motivi dhe tema janë tepër të ndjeshme e të fuqishme... "Duke shëtitur mbrapsht nëpër Vjenë" është ndërtuar si një biografi e jetës dhe e ëndërrimeve. Ëndërrimin e bën tragjik fakti se personazhi nga kontakti me botën e qytetëruar, me vlerat dhe paradokset e saj, merr shkas që ta rinjohë veten, duke njohur të tjerët dhe vlerat e tyre civilizuese. Ecja mbrapsht bëhet me qëllim... Nevoja për retrospektivë... bëhet e domosdoshme... artikulohet dhe si gjakim njerëzor, por edhe si ironi dhe revoltë."
Xhemail Mustafa, "Mrekullia e shkrimit"
"Visar Zhitit për bëmat presitgjioze social – politiko – kulturore, zhvilluar në dobi të njerëzimit e të përparimit. Për veprimtarinë e tij të zjarrtë që lundron nën shtysën e një ere, herë të furishme dhe herë të mëndafshtë, që është arti i tij."
Akademia Ndërkombëtare "Alfonso Grassi"
Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi.
Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare.
Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997.
Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund " (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Onufri
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000549
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU002032
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000499
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000588
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU001682
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000491
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000887
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000583
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000491
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000499
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000549
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000583
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000588
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000887
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU001682
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU002032
Botuesi: OMSCA-1
check_circle
check_circle