- Ka mbaruar
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.
Titulli: Thesaret e frikës
Poezi
Autori: Visar Zhiti
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2005
fq. 248
Pesha: 0.29 kg
ISBN: 978-99927-52-61-0
Mbi librin:
"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit, kurse titulli kaq sugjestiv "Thesaret" jo të pasurive por të "frikës" del si një akuzë për mëkatet dhe mëkatarët e shumtë. Poeti kurdoherë i sfidon duke inkurajuar njeriun për jetë e gjallëri për një vazhdimësi ashtu siç ka vazhduar jeta e njeriut e cila e bënë poetin si njërin nga poetët më të dalluar të tashmes krijuese, si një pasqyrim real, se arti i mirë mund të shkruhet edhe në kohë të vështira, qofshin këto vështirësi të natyrës politike, kulturore apo thjesht të natyrës sociale. Gjithsesi libri "Thesaret e frikës" shënon arritjet me të larta të poezisë shqipe që krijohet në ditët e sotme jo vetëm përbrenda Shqipërisë por në kuadrin e hapësirës shqiptare në përgjithësi. Mbi autorin Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër. Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997. Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund " (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.
Referenca: SKU000558
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000887
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000499
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000491
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000588
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001682
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU002032
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000583
Botuesi: OMSCA-1
check_circle
check_circle