Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pasanikë të varfër, Grigor Banushi
  • Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

Pasanikë të varfër, Grigor Banushi

Dituria

 Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

9,10 GBP
8,19 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pasanikë të varfër

Origjinali: Pasanikë të varfër

Gjinia: Roman

Autori: Grigor Banushi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 256

Pesha: 0.300 kg

ISBN: 978-9928-335-71-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të bëhet realitet.

Për të arritur synimin e tyre, dy të dashuruarve të përjetshëm u duhen shumë mund e sakrifica, por mbi të gjitha u duhet besim, besim që do t’ia arrijnë qëllimit dhe sidomos besim tek njëri-tjetri për të vazhduar rrugën e nisur, duke kapërcyer çdo pengesë e vështirësi. Dy heronjtë e romanit janë shembull i vullnetit dhe këmbënguljes, i besimit dhe i dashurisë së ndërsjellë. Ata janë të bindur se vetëm duke u mbështetur fort në dashurinë e tyre, do të arrijnë të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre disavjeçare.

Tema e romanit Pasanikë të varfër është “Kthimi i pronës tek i zoti”, një nga temat që i ndeshim pareshtur në realitetin tonë. Madje mund të jetë edhe kryetema e tranzicionit të zgjatur shqiptar. Por kur? Kjo është pyetja që mundon Orestin, Gretën dhe shumë të tjerë. Kur do të marrë fund sfilitja sizifiane dhe ëndrra e tyre të bëhet realitet?

Detajet e librit
9789928335715
9789928335715
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2621

Botuesi: Botimet Dudaj

Shenime nga Shkolla e Partise, Daut Gumeni

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001344

Botuesi: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001777

Botuesi: UET Press

Shqiperia, Ben Blushi

"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Ritakim të panjohurisht, Rea Vrapi

Besoj se mes këtyre rreshtave, ti, që ke marrë në duar këtë libër, do të ritakosh shumë të panjohur, copëzat e të cilëve fshihen tashmë brenda teje. Ndaj, të ftoj ta hapësh librin në një faqe çfarëdo, ta fillosh me një fjali. Vendos ti nëse do që kjo histori të bëhet edhe jotja.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zërat e natës, Grigor Banushi

Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje