
Referenca: SKU000472
Botuesi: UET Press
Të jetosh në ishull, Ben Blushi
Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje.
Banner
"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
Titulli: Shqipëria
Origjinali: Shqipëria
Gjinia: Roman
Autori: Ben Blushi
Shtëpia botuese: Mapo Editions
Viti: 2011
Fq. 604
Pesha: 0.71 kg.
ISBN: 978-99956-39-58-7-0
Ben Blushi, si shkrimtar me romanin e tij të parë dhe surprizë "Të jetosh në ishull" tronditi skenën letrare shqiptare. Dhjetëra mijëra kopje të shitura, një debat i paparë në media dhe qarqet letrare e bëri Ben Blushin shkrimtarin me numrin më të madh të kopjeve të shitura për libër gjatë 20 vjetëve të fundit.
Por jo vetëm kaq. Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia. Këto janë ndoshta dy faktorët e asaj që mund të quhet sot me bindje: Ben Blushi është tashmë një ngjarje letrare.
"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000472
Botuesi: UET Press
Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje.
Referenca: SKU000859
Botuesi: UET Press
Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj.
Referenca: 2160
Botuesi: UET Press
Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve
Botuesi: Dituria
Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit.
Botuesi: Toena
Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
Botuesi: Onufri
Ngjarja e romanit "Zemra nuk e njeh armikun" ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura.
Botuesi: Toena
Kjo poemë për dashurinë e munguar është pikërisht malli i pashuar, harmonjës, i femrës ndaj mashkullit, i gruas ndaj burrit, i barkut që kërkon frytin e shumëdëshiruar prej një burri, të Vetmit dhe të Askujt tjetër. Vetëm dashuritë e mëdha janë të pazëvendësueshme
Referenca: SKU000146
Botuesi: Ideart
I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.
Botuesi: Onufri
Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.
Botuesi: UET Press
KM është historia e një Kryeministri që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri, në vitin 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me organizata terroriste dhe i sapokthyer nga Afganistani pranon të marrë pjesë në atentat duke e vrarë Kryeministrin.
Botuesi: UET Press
Martesa, dashuria si një ndjenjë e ndaluar që s’mund të shfaqet haptas, guximi për të thyer normat shoqërore, dashuria midis së njëjtës gjini, bohemizmi dhe guximi për të ndryshur ndjenjat e fajit, janë temat që vihen përballë një shoqërie që e ka të vështirë ndryshimin.
Botuesi: Onufri
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.
Botuesi: Onufri
Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.
Botuesi: Botimet Dudaj
Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t'i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.
Dhe në fillim toka, e mbuluar me pluhurin e muzgët të dëborës, majat e rrumbullakosura të pemëve, shtyllave, çative, themelet e ndërtesave, antenat, strehët e zymta me okita. Zoti që nuk plakej duke u mrekulluar me krijimin e vet e nuk shajnitej nga bëmat e krijesës së vet, bukuroshet që nuk i kisha parë kurrë, tokat e rrëshqitura dhe shinat e tyre,...
Referenca: SKU000590
Botuesi: Albin
Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Me sa duket rëndësia e fundit mbetet në atë çfarë i jep dritë dora në fund- faqeve të bardha. Dhe, Spiro Dede, botuesi i "Albin", kur ka vendosur që të botojë librin e parë të publicistit me titull "Mëmëdhembje", nuk ka hezituar.
Botuesi: Te tjere
Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit.
Referenca: 2680
Botuesi: Te tjere
Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
"Të jetosh në ishull", "Otello, Arapi i Vlorës" dhe romani i ri "Shqipëria" janë një triptik i kompletuar i një talenti të ri të letërsisë shqipe dhe gjithaq një fenomen kulturor që meriton të kapërcejë kufinjtë e hapësirës shqiptare në dekadën që vjen, duke prodhuar një shkrimtar tjetër ndërkombëtar nga gjuha shqipe.