• Banner

Tej portave te dhimbjes, Besnik Allushi
  • Tej portave te dhimbjes, Besnik Allushi

Tej portave të dhimbjes, Besnik Allushi

Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore. Nga intensiteti i transmetimit të dhimbjes së nënës ndaj humbjes së pjellës së vet, ai të kujton, ndoshta, vajin e Ajkunës që qan Omerin.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tej portave të dhimbjes
Origjinali: Tej portave të dhimbjes
Gjinia: Roman
Autori: Besnik Allushi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 168
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9929-4271-9-9

Koment nga Vath Korreshi

Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore. Nga intensiteti i transmetimit të dhimbjes së nënës ndaj humbjes së pjellës së vet, ai të kujton, ndoshta, vajin e Ajkunës që qan Omerin.

Ajo që të mahnit edhe më shumë, Besnik Allushi, një emër që shpreh bindjen se së shpejti do të tërheqë vëmendjen e lexuesit, këtë brilant të dhimbjes e shpreh në mënyrën më të thjeshtë, përmes një fabule shumë të thjeshtë dhe me thjeshtësinë që kanë zakonisht veprat e shkruara nga talente të vërtetë.

Në një kohë që dëgjojmë për kaq shumë krime, për kaq shumë vrasje, në një kohë të tillë me varre kolektive dhe me humbje të mëdha djemsh e vajzash nëpër rrugë fatesh të mbrapshta dhe, së fundi, në një kohë kur të duket se ka rënë vlera e njeriut dhe dhimbja për të duket se është kthyer në një rit, Besnik Allushi na tregon me forcë të jashtëzakonshme për vlerën dhe për dashurinë ndaj njeriut.

Qëllimi ka qenë të na kujtojë në këtë mënyrë thellësinë e kësaj ndjenje, kur të ngjan se ajo është ndër më të shpërfillurat ndër kaq tragjedi dhe drama të mëdha që përjetojmë. Është një mesazh, kështu, ndër ata, që, në mënyrë të pandjeshme, shoqërojnë veprat e rëndësishme.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.

Çmimi 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.

Çmimi 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Mbyllur për pushime, Stefan Çapaliku

“Mbyllur për pushime” është romani që merret me fatet e njerëzve, të shtërnguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

I keqi i vetes, Gazmend M. Kapllani

Karli dhe Frederiku janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri, një qytet imagjinar, i ngjashëm me një kolazh të qyteteve të ndryshme të Ballkanit. I ati i tyre, një ish – komunist fanatik (që i pagëzoi ashtu djemtë e tij për nder të Karl Marksit dhe Frederik Engelsit), po përcillet për në banesën e fundit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000541

Botuesi: OMSCA-1

Hasta la vista, Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2308

Botuesi: Te tjere

Dreri i trotuareve, Diana Culi

"Dreri i trotuareve", romani më i lexuar i autores, vazhdon të ribotohet prej mëse dymbëdhjetë vjetësh. Ky roman shënon fillimin e ciklit të romaneve me temë nga jeta e përditshme shqiptare ku bëjnë pjesë: "Dhe nata u nda në mes" dhe "Diell në mesnatë".

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001088

Botuesi: Plejad

Trans, Dashnor Kokonozi

Në këtë roman të dytë trajtohen ngjarjet që tronditën themelet e shoqërisë shqiptare në fundshekullin e kaluar. Gjithçka shihet me syrin e dikujt të cilit pak i interesonte se çfarë po ndodhte, sikur një telefon në mesnatë të mos ndikonte që ai të bëhej dëshmitar i tyre dhe së fundi të shohë të shkallmuar edhe vetë ekzistencën e tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000684

Botuesi: OMSCA-1

Bar Parajsa, Gazmend Krasniqi

Një çift të dashuruarish përballë dilemave të fatit, jetës dhe vdekjes. Në përpjekjen për t'u vënë emër këtyre gjërave, ata... Gjithçka e rrëfyer me një teknikë bashkëkohore brilante nga shkrimtari Gazmend Krasniqi. Ai interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori, sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)