Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Missing, Bashkim Hoxha
  • Missing, Bashkim Hoxha

Missing, Bashkim Hoxha

Toena

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Missing
Origjinali: Missing
Gjinia: Roman
Autori: Bashkim Hoxha
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 192
Pesha: 0.233 kg
ISBN: 978-99943-1-925-1

Mbi librin

Grozi, mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jemi të gjithë, sepse ashtu si ai, të gjithë flasim me vete, të gjithë flasim me kafshën e parë që na del përpara, jemi përpjekur, të paktën një herë të vetme, ta mendojmë veten si një kafshë mes shumë të tjerash në pyllin e së përditshmes tonë. Libri i ri i Bashkim Hoxhës mban titullin "Missing" (Botimet Toena), por më shumë se mungesën e dikujt, është një roman që duke shfletuar 190 faqet e tij, na kujton veten. Na kujton edhe autorin.

Ata të cilët e njohin autorin Bashkim Hoxha, do ta konsideronin këtë, një roman pothuajse autobiografik. Me gjithë elementët e ngjashëm me jetën e autorit, ky, më shumë se sa një autobiografi, është një roman për njeriun modern, njeriu që në pretendimin se ka humbur një gjë të çmuar për të, kupton thellë-thellë se ka humbur veten. Personazhi që rrëfen historinë, është një djalosh i ri, Grozi. Është një javë nga jeta e tij, tetë ditë, secila me një motiv të ndryshëm, që barazon ditën me këngën.

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.

Janë disa linja paralele mbi të cilat rrjedhin ngjarjet. Niset me të tashmen, ku personazhi kryesor gjendet i vetëm përballë një kafshe, ariut, të cilin e ka rrëmbyer nga duart e atij që e shfrytëzonte dhe nis e i rrëfen kështu historinë e tij nga humbja e Lorës, në përpjekjet për ta gjetur, përjetimet, jetët e personazheve të tjerë. Përmes retrospektivës së ngjarjeve, kalohen kështu me radhë, histori të ndryshme. Ka humbur njeriu kafshën, kafsha njeriun, apo njeriu veten?

A jemi më socialë, nëse zvogëlojmë largësitë mes njëri-tjetrit dhe shumëfishojmë e zgjerojmë kanalet tona të komunikimit? Nëse konsumojmë fast-food, a bëjmë edhe fast-love? A bëhemi më individualë, në përpjekje për t'u globalizuar? Janë disa nga pyetjet që autori i ka shtruar gjatë shtjellimit të romanit e që përgjigjen mund t'ua jepni vetëm kur ta lexoni deri në fjalën e fundit.

Vetë autori, për shkak se marrëdhënia njeri kafshë (pa dashur të jap unë një përcaktim se cili ishte njeriu dhe cili kafsha, sepse Lora përcillet edhe si kafshë, edhe si njeri), e ka vendosur këtë si linjën kryesore të ndërtimit të romanit. Titulli i librit është menduar jo pak herë të ishte "Njerëz dhe Kafshë", mirëpo u vendos të ishte "Missing", sepse në fund, romani i Bashkim Hoxhës, mund të përmblidhet në tri fjali: "Njëri ka humbur qenin; Tjetri ka humbur gruan; Një rrugëtim ku zbulohet se ka njerëz, që kanë humbur veten".

Është një libër që zbërthen marrëdhëniet bashkëkohore edhe mes njeriut dhe parasë, njeriut dhe të shkuarën e tij që nuk e ndryshon dot, ndonëse blen emrin, veshjet, shtëpitë dhe të dashurat, një libër që e vë përballë njeriun me pasqyrën ku e sheh veten si forma origjinale e supozuar, kafshë.

Pas tre vitesh, autori Hoxha më në fund, arriti të "shtrydhë" një masë të madhe idesh, ndjesish dhe të finalizojë një produkt, i cili vërtet "gllabërohet" si fast-information, por me shumë mundësi, është libri që përfaqëson një target të caktuar lexuesish. Mund të të përfaqësojë edhe ty! "Missing", për vetminë, ekzistencializmin, humbjen e ndjesive dhe ... gjithçka!

Bashkim Hoxha ka shkruar një roman për njeriun e ditëve të sotme. Personazhi i tij komunikon në shumë forma dhe mënyra, por mbetet vetëm në fund të ditës dhe sërish gjendet i vetëm, duke nisur një ditë të re. Nëse do të orientoheshim me "gjuhën" që autori ka përdorur në roman, për ta njohur më mirë, do të duhet të përdorim fjalët kyçe vetmia, njeriu, njeriu-kafsha, pylli, ekzistencializmi, koherenca, konsumizmi, ndjesia.

Janë pikërisht këto fjalët kyçe, zbërthimi i të cilave na çon drejt zbërthimit të "Missing", ose gjetjes së "Missing". E gjithë historia është e rrëfyer nga një njeri i vetëm, një njeri i vetmuar, një njeri i cili jeton brenda vetmisë së tij, i shoqërizuar në njëmijë e një mënyra me të tjerë rreth e qark, por që mbetet thellësisht vetëm.

Fjalitë e tij janë të shkurtra, koncize, i gjithë shkrimi është pa ujëra. Diku hiqet një paralele me ekzistencializmin, diku një tjetër, me absurdin. Ka pak "Metamorfoza" e Kafkës, pak "I huaji" i Kamysë dhe pak nga "Komedia Hyjnore" e Dante Aligerit, atëherë kur ndihen notat e pyllit alegorik. Pastaj i rikthehet autorësisë së njeriut të ditëve tona, njeriut që dhuron lule virtuale në "Facebook", që poston gjendjen shpirtërore po në "Facebook", por ndërkohë, ka harruar se ç'pamje ka shiu dhe ç'ndjesi të krijon era.

Bashkim Hoxha është kundër letërsisë, e cila mbetet prapa në kohë. Ky roman, është dëshmia se vetë autori ka dalë përtej kornizave të asaj letërsie, duke ndjekur rrugën e lexuesit, duke kuptuar atë ç'ka do lexuesi, atë që e tërheq, e mban atë të mbërthyer. Nuk mund t'i fliste lexuesit, veç se me gjuhën, me të cilën vetë ky lexues komunikon në të përditshmen e tij. Kjo nuk e bën librin aspak të humbasë vlerat e tij si medium, sikurse është konsideruar ngaherë, përkundrazi.

Emrat e personazheve janë emra të rinjsh, të cilët i ndeshim në ditët e sotme, vendngjarjet janë bashkëkohore, "Facebook" konsiderohet si vendngjarje, termat e përdorur janë terma me të cilat i flasim njëri-tjetrit sot, komunikojmë në Chat, apo në të tjera mënyra virtuale të shkëmbimit të informacionit. "Missing" është një roman i shkëputur nga vitet tona të fundit, i update-uar me të rejat nga fusha e komunikimit, të vëna në funksion për të na komunikuar dilemat universale të njeriut, të cilat janë të pakoha.

Ndaj, duket sikur në një moment, lexuesi i flet vetes, gjen veten dhe projektohet pa shumë vështirësi, brenda personazhit të Grozit, mjafton vetëm të ketë pasur, njëherë të vetme, afeksion për një kafshë. Ndonëse, gjatë leximit, lexuesit do të kuptojnë se autori është i mirinformuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e komunikimit, kryesisht atë virtual, vetë Bashkim Hoxha e ka këtë, si revoltë të tijën karshi ngurtësimit të mënyrave të të shprehurit, gjë e imponuar nga komunikimi i shpejtë virtual. "Missing" është padyshim një prej romaneve më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore.

Marrë nga Lajmonline

Detajet e librit
9789994319251
9789994319251
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një roman në dosjet e policisë, Gazmend Krasniqi

Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshëm, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nomeja e largët, Faik Ballanca

Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Të gjithë premtojnë Parisin, Nasi Lera

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet - një alter ego i vetë autorit - romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Rrëfimet e një gruaje bionde, Margarita Stoja

Loreta u befasua nga ky deklarim. Do të kishte dashur të ishte një zë i tjetërkujt, i largët, që s'kish të bënte me dashurinë e tyre; do të donte të kish qenë një vegim. Nuk guxonte ta shikonte në sy, por bënte sikur po drejtonte batanijen që kish rrëshqitur nga krevati.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2443

Botuesi: Te tjere

P4, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Çadrat, Edmond Tupja

Këllëfi nuk më rri as i lirë, as i shtrënguar, madje më drithërohen telat falë të ngjeshurit pas njëri-tjetrit deri në atë pikë saqë, nganjëherë, më duket sikur ata uxjerrin edhe tinguj të një gjuhe që vetëm unë arrij ta kuptoj.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kurbani ballkanik, Luan Starova

Një ndërmarrje e këtillë romanore është vështirë të haset në letërsitë e tjera europiane... Luan Starova tregon superioritet me romanet e tij, sepse letërsia e tij bëhet europiane, para se të europianizohen institucionet e vendit të tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe