• Banner

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi
  • Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Simfonia e pambaruar, Grigor Banushi

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Simfonia e pambaruar
Gjinia: Roman
Autori: Grigor Banushi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 308
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-217-54-7

Mbi librin

Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.

Megjithatë, Byzhi nuk duroi dot pa thënë dy fjalë, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ndihmonin në zbardhjen e saj. Komentet e inspektorit ishin mënyra më e mirë për të mbushur disi boshllëkun e krijuar nga mungesa e të dhënave.

Qytetari Mara nuk kishte kombësi franceze, çka mund të linte shteg për të dyshuar rreth ndonjë sulmi për arsye raciste. Byzhi ishte pak i çuditur dhe i befasuar nga kombësia e viktimës. "Un albanais", tha me vete i habitur, pasi kombësia shqiptare e Adrian Marës nuk i thoshte ndonjë gjë. Ishte njëlloj si të ishte shkruar "pa kombësi".

Ah, u kujtua më pas, Albanie. E vetmja gjë që dinte për Albanie dhe albanais ishte diçka që kishte lexuar në gazetë. Me sa mbante mend, para pak kohësh kryeministri i këtij vendi kishte vrarë veten. Një ngjarje e rrallë dhe e çuditshme për një vend europian, edhe pse krejt të panjohur.

Ideja e kryeministrit të vetëvrarë iu duk intriguese dhe ndoshta shërbeu edhe si nxitje për t'u thelluar edhe më te qytetari Adrian Mara. Byzhi arriti ta shqiptonte në mënyrë korrekte emrin dhe mbiemrin e shqiptarit që kishte humbur kujtesën.

Në fillim e shqiptonte Adrien Maré, apo Maró, por pastaj u mësua me shqiptimin jo francez të emrit dhe mbiemrit të personit, të cilit, ndoshta, do t'i kushtonte kohën e mbetur si inspektor i policisë së krimeve.

Fragment nga libri

Pianistin e njihte. Këtë arriti ta konstatonte vetëm me vesh. Madje, për ta kapur më mirë, iu desh të mbyllte sytë disa herë. Analizoi me kujdes dhe me shpejtësi lëvizjet e duarve, manovrimin e pedalit, vallëzimin e gishtave mbi tastierë, mënyrën e veçantë se si lëvizte në çaste të caktuara dhe arriti në përfundimin e dytë, të fundmin. Instinkti e bëri të shfrynte, të shprehte fitoren, triumfin.

Nuk u përmbajt dot dhe tha me zë: "Mikel Budini!". Me drojë pa dy burrat që po e vëzhgonin. Kishin vështrim të egër. E përmblodhi veten dhe përsëriti me zë të ulët: "O Zot, Mikel Budini!"

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Jeta e dyfishtë e një agjenti, Vili Minarolli

Nje liber per agjenturat e paskomunizmit! Bota komplekse e një agjenti sekret! Lufta e Dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi. Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para. Luan Gjika, protagonisti kryesor i romanit, e sheh veten në zgrip të jetes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Flaka e shpresës, Ramadan Pasmaçiu

Ramadan Pasmaçiu ka lindur në Berat më 26 shkurt 1938. Shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori –...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Trafikantët, Vili Minarolli

Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit "Trafikantët". Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001222

Botuesi: OMBRA GVG

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dymbëdhjetë, Arben Çejku

Romani "Dymbëdhjetë" sjell te lexuesi një histori të cilën secilit prej nesh i duket se mund ta "prekë" vetëm me një zgjatje dore, por që njëherësh e ka të pamundur ta besojë. E vërteta është që njerëz të ndryshëm ndërveprojnë në këtë histori nëpërmjet "komunikimit" që kanë bërë me personazhin kryesor, Lek Drini në "Facebook".

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shqipja e shamisë, Ikbal Kadri Tabaku

I vizatoi shamisë në mes një shqiponjë me dy krena, i dha të bijës edhe një tufë fije mëndafshi të verdhë përzier edhe me një fije të hollë ari, që shndriste aq bukur, kur e rrotullonte nëpër duar për t’ia treguar Tases dhe e mësoi si ta qëndiste shqiponjën, si ta mbante gjilpërën dhe si të tregonte kujdes me fijen, që të mos i spërdridhej gjatë punës. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)