Titulli: Ditar dashurie i një shkrimtari
Gjinia: Roman
Autori: Albatros Rexhaj
Shtëpia botuese: Botime Damo
Viti: 2015
Fq. 148
Pesha: 0.188 kg.
ISBN: 978-9951-642-46-0
Mbi librin
"Ditar dashurie i një shkrimtari" është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij. E shkruar në stilin e prozës refleksive, "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotikën. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin.
Mbi autorin
Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në degën e artit dramatik. Është autor i disa dramave dhe i librit "Lettera a un amico italiano dal Kosovo", botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999). Së fundmi ka botuar edhe romanin e zhanrit thriller "Bombë në Beograd". Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronik www.filozofiaurbane.com.