Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja
  • E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Onufri

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke krijuar tërësi harmonike.

13,88 GBP
12,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: E zeza dhe e kuqja (kopertina e trashë)
Origjinali: E zeza dhe e kuqja
Gjinia: Roman
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 464
Pesha: 1.098 kg.
ISBN: 978-9928-186-75-1

Komente mbi autorin

"Në rrjedhën e dekonstruksionit të historisë, Kraja veçon dhe artikulon botën e individit, i cili as nuk e nxit dhe as nuk merr pjesë në drejtimin e rrjedhave, përkatësisht individin që është objekt i rrjedhave, i papeshë, anonim.

Në kuadër të këtij mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, i vërejtur me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin neorealist. Tregimtari, me këtë rast, lëviz çlirshëm dhe me shkathtësi brenda hapësirës dhe kohës së paracaktuar (...).

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke krijuar tërësi harmonike."

Ali Aliu

"Mehmet Kraja, në radhë të parë, është prozator i leteralitetit të dhuntishëm, atij të lindurit, genuin – it. Prandaj nuk është e rastit që, duke pasur vetëmjaftueshmërinë e zhvillimit, ka ardhur duke e pasuruar romanin shqiptar jo në statistikë, por atje ku sot është balli më cilësor i këtij zhanri.

Kraja është shkrimtar plot kërkime, vëzhgime inteligjente dhe qortime të hidhura përballë ndërgjegjes kombëtare. Eseist në letërsi. Analist në politikë. I flaktë në publicistikë. Ai është vërtet mizor dhe i pamëshirshëm nganjëherë. Por i pamëshirshëm sidomos ndaj vetes, sepse marazi kundër konformizmit dhe nervi i mospajtimit me padrejtësitë s'e lejojnë të përdorë për gojën shtupën e heshtjes.

Në pasurinë, lirinë dhe elegancën e përdorimit, Kraja është një nga kampionët e gjuhës letrare. Në të gjithë historinë e letrave tona, prej fillimit e deri më sot, haset rrallë ndonjë shkrimtar që ekspresionizmin e mjedisit dhe natyrës ta ketë në nivelin e këtij autori."

Zija Çela

"Pjesa më e madhe e prozës së Krajës është një kthim në histori. Kthimi nuk ka synim pohimin po ironizimin. Kjo është një nga parimet e poetikës postmoderne. Postmodernistët u kthehen epokave të mëdha jo për të dokumentuar po për t'i ironizuar.

Historia e Krajës nuk është histori e betejave apo e luftërave që fitohen, është histori e ndeshjes së ideve që ato luftëra kanë bartur. Historia është konstruksion ideologjik, përplasje civilizimesh, luftë e ashpër për dominim kulturor të perandorive apo të kanoneve religjioze andaj kthimi kah historia bëhet si ironi me qëllim relativizimi të tiranive totalitare të sistemeve grandioze që mbajnë frenat e së vërtetës historike si një pronës të paprekshme.

Autori shpesh ndërton histori duke kombinuar dijen me prekjen konkrete, atë që e zhvillon si pjesë e mbetur nga e kaluara me atë që e sheh sot me syrin empirik. Në udhëkryqet e perandorive, të doktrinave dhe në përplasjet e strategjive luftarake që kanë synim shtrirjet globale, prehen fatet e njerëzve, fatet e popujve të vegjël, rrafshohen kulturat e tyre dhe uniformohen diversitetet në emër të ideve të mëdha."

Basri Çapriqi

Mbi autorin

Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Gjatë viteve 1974 – 1976 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës "Bota e re". Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën "Rilindja", ku botoi tekste të shumta publicistike për çështje të ndryshme nga problematika kulturore dhe recensione dhe shkrime diskursive për letërsinë.

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë u inkuadrua në lëvizjet politike të kohës duke u bërë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992 – 1999 jetoi dhe punoi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe e pushoi angazhimin politik dhe iu përkushtua letërsisë dhe publicistikës.

Pas luftës së vitit 1999 u kthye në Kosovë, disa muaj ishte redaktor i kulturës në të përditshmen "Zëri", ndërsa në periudhën 2000 – 2005 ishte redaktor i shtojcës për kulturën në gazetën "Koha ditore". Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Në vitin 2006 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Me shkrime letrare filloi të merrej që kur ishte nxënës i gjimnazit në Ulqin dhe tregimet e para i botoi në revistën letrare "Jeta e re". Deri më tani ka botuar njëmbëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe katër libra me kritikë e publicistikë.

Detajet e librit
9789928186751
9789928186751
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Portret vrasësish në grup, Dashnor Kokonozi

Dëshpërimi i shtyn të vënë në dyshim gjithçka, deri në mënyrën se si funksiononin doktrinat filozofike që ishin origjinë e sistemit. Duke mos iu dorëzuar fatalitetit, ata vihen të ndërtojnë një të ardhme tjetër, këtë herë nisur nga zbulimet më të fundit jo të filozofëve, por të antropologëve.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2957

Botuesi: Toena

Loja, shembja e qiellit, Bashkim Shehu

Drama psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit. Rini e ndërprerë, dëshira dhe dashuri të gjymtuara: i përndjekur nën diktaturë me internim dhe me burg, i çorientuar në post – diktaturë.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.
7,08 GBP 7,86 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
14,99 GBP 16,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Një roman në dosjet e policisë, Gazmend Krasniqi

Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshëm, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Anja, Ahmet Prençi

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

E katërta, Balil Gjini

Shenja e hatasë që do të pllakoste qytetin tonë ishte dhënë qysh më parë, ishte dhënë qysh kur një tufë korbash i lanë sprethet e shkëmbinjve e të honeve dhe filluan të vejevinin mbi akrepat e sahatit të qytetit tonë, duke kruar sqepat në ta, duke u cpërfëndur gjithë sevda zie me njëri – tjetrin dhe, ç'është më e keqja, duke i ngarkuar ata me glasa të...
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje