Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj
  • Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Botimet Dudaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.

6,48 GBP
5,83 GBP Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ferma e dijes
Origjinali: Ferma e dijes
Gjinia: Roman
Autori: Gjerak Karaiskaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 240
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-0-286-4

Mbi librin

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve, që në hapësirat e tekstit, shpesh duken më tepër si figura ide, me gjasë ide burokratike dhe ideologjike, sociologjike dhe krahinore, madje edhe të ndërvarura plotësisht në çengelin e sistemit të djeshëm, si dhe të ideologjisë komuniste.

Pavarësisht faktit të pranisë së jetësores, që megjithatë të ofron qartësisht një materie artistike, më të kapshme dhe më komunikuese, përgjithësisht hapësira romanore, përçon edhe një kahje të përveçme të ligjërimit të prozës, tashmë edhe si një ese, kulturologjike dhe filozofike, mbase si një shtjellim i plotë dhe krejt funksional eseistik.

Tekstit romanor "Ferma e Dijes", mundet t'i qasesh në shumë mënyra, si një ese politike dhe sociale, si një zemëratë të autorit, të gjendur në udhëkryqin e njeriut, që zotëron aftësi të shumta, por që në këtë mjedis ato nuk të hyjnë në punë, sepse paaftësitë këtu, në krye të herës dhe në vijimësi, janë parësore, ose ta lexosh edhe si një tekst imagjinar, që ka ngërthyer në hapësirat e veta jetësoren dhe konkreten, ku megjithatë noton dhe shkërmoqet krenarisht, qenia shqiptare.

Hapësirat e ndryshme të leximit të romanit, burojnë më tepër nga prania e këtyre rrafsheve të larmishme, në tekstin ku rrëfimi dhe analiza e fakteve ecin paralelisht, e ku zakonisht shakaja e hollë dhe tallja ekstreme zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Detajet e librit
9789994302864
9789994302864
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Gurët e vetmisë, Tom Kuka

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kusuret e zotit Shyti, Ardian Vehbiu

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
7,49 GBP 8,33 GBP
More
Ne gjendjen

Dikur apo tani?, Aulona Ilasllari

Një natë vjeshte, një takim i rastësishëm mes tyre, do të ndryshojë rrjedhën e të gjithë historisë. Një takim, në të cilin do të ndihet se dashuria e tyre është akoma e zjarrtë.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.
7,49 GBP 8,33 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe