Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Sos nje buzeqeshje, Zija Cela
  • Sos nje buzeqeshje, Zija Cela

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Ideart

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sos, një buzëqeshje
Origjinali: Sos, një buzëqeshje
Gjinia: Roman
Autori: Zija Çela
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2009
Fq. 272
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-99956-29-00-7

Komente mbi librin

"Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja.

Romani i tij paraardhës, "Las Varrezas", thellësisht shqiptar e po aq universal, është një kryevepër e groteskut dhe e tragji – komizmit letrar. Një roman krejt i veçantë nga gjithë çfarë kemi lexuar deri më sot në letërsinë shqipe. Një shkrepje e rrallë, fort e rrallë, një nga ato gjetjet me të cilat edhe autori më fatlum mund të ndeshet një herë në njëqind vjet.

Romani "Sos, një buzëqeshje" është libri më i mirë që ka shkruar autori. Në letërsinë shqipe është romani më origjinal që njoh; është më i guximshmi; është romani më modern. Në krahasim me "Las Varrezas" është edhe më i sofistikuar.

Këtu arrihen kufijtë më sipërorë të Erosit, duke kaluar nga dashuria në çift te dashuria njerëzore në përgjithësi. Ai është më i populluar me karaktere të kohës, është piktura më besnike e Tiranës dhe e qyteteve shqiptare. Asnjë shkrimtar shqiptar nuk ka rritur ta japë, madje as të guxojë që t'i afrohet këtij realiteti deri më sot.

"SOS" ëshë një trazim i së vërtetës me përrallën, e surreales me të prekshmen, e fantazisë me të përditshmen, çka krijon te lexuesi një kompleksitet ndjesish, që shilarsojnë mes dhembjes e qeshjes, mes habisë mosbesuese dhe identifikimit me karakteret, mes kureshtjes e libërimit katarsiastik.

Këto lloj ndjesish të një peizazhi me kaq variacione e kaq larg monotonisë, lexuesi me fat arrin t'i përftojë veç nga veprat më cilësore. Dhe si çdo letërsi e nivelit të lartë, romani ka një humor të jashtëzakonshëm, që vjen sa në mënyrë të natyrshme, aq dhe të papritur.

Ky libër ka gjithashtu dritë që depërton ngado përmes hijeve dhe është përplot përfytyrime njerëzore. Falja e buzëqeshjeve është një gjetje e kalibrit të letërsisë së madhe, asaj që duke lindur nga një pendë e vend i caktuar, mbart shpirt dhe vlera universale.

"SOS" është një roman që i çon më tej librat e Zija Çelës. Për ku? Te letërsia që mbetet letërsi. Tek ajo letërsi që i lëshon sos – e, alarme sekrete, shpirtin njerëzor. Është shpërblimi i atyre shkrimtarëve, të cilët janë të preokupuar që të mbesin vetëm shkrimtarë e asgjë më shumë. Por dhe asgjë më pak se kaq."

Rudolf Marku

"Ka shumë njerëz që punojnë gurët e çmuar dhe dhurojnë prej tyre stoli, me të cilat kënaqemi duke i mbajtur gjatë ndër duar. Ata quhen mjeshtër vetëm e vetëm se i dhanë formë një vlere, pavarësisht se as e krijuan dhe as e gjetën atë.

Po ç'mund të themi për Zija Çelën që edhe gjen, edhe përpunon lëndë vezulluese për prozën e tij, nga ajo lëndë që, për ironi, vazhdojmë ta presim prej letërsive të tjera? Duhet të nxitojmë ta quajmë kryemjeshtër? Apo u dashka t'i krijojmë kushte sere për të shkruar me një pseudonim tingëllues latin dhe pastaj ta duartrokasim?

Është paksa vonë për të gjitha këto pandehma. Është vonë, sidomos për vetë autorin e librave me proza aq të pazakonta, për atë që prej kohësh di të nxjerrë në dritë kristale aty, ku të tjerët shohin karbon. Ndër të gjitha ofrimet, më i arsyeshmi do të ishte leximi.

Mbajtja në duar dhe shfletimi i vëmendshëm i librave të tij, të cilët njerëzit e shtënë pas klasifikimeve letrare mëtojnë t'i quajnë magjikë a simbolistë, edhe pse vendet e përshkruara aty, së bashku me banorët e atyre viseve, janë të afërt e të ngjashëm me ne po aq sa syri me syrin.

Me romanin pasardhës "Las Varrezas", por veçanërisht me romanin e ri "Sos, një buzëqeshje", Zija Çela bën që cilësimet "libër i jashtëzakonshëm", "prozë e mrekullueshme", "roman i suksesshëm", të cilat i kemi përdorur ca si lirshëm për prozën shqipe të pas viteve '90, të tingëllojnë paksa të tepruara.

Po ç'i ofron lexuesit ky libër me këtë titull elegant dhe intrigues, me stilin dhe kompozicionin virtuoz, çka ndeshet që në fletët e para? Në të vërtetë, asgjë më shumë por dhe asgjë më pak nga ç'i ofronin Zanat e Malit prototipit artistik të shqiptarit – Gjeto Basho Mujit, këtu e (le të themi) 1000 vjet më parë. A don shpirt? A don dijë? A don gjuhë? A don sy? A don jetë? A don mall? Apo s'don hiç gja?

Të gjitha këto jepen në shkëmbim të një buzëqeshjeje, të cilën duhet të jesh i gatshëm ta bësh fli apo ta falësh pa kushte, sido që të marrë – për mirë a për dreq – jeta; gjithmonë nëse je aq e lirë, sa të dhurosh gjithçka që të është dhuruar, të pranosh fatin që të tërheq për flokësh, lart, drejt Atit dhe atë tjetrin që të tërheq përposhtë, drejt Hiçit pa fund.

Njëlloj, krejt njëlloj si ai Jari Kaçinari i pashoq i këtij romani, që vë me gjithë zemër në ruletin e pandalur të dashurisë, të jetës dhe vdekjes, edhe atë që s'e kish."

Arian Leka

 

Detajet e librit
Ideart

Referencat specifike

isbn
9789995629007
ean13
9789995629007
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000472

Botuesi: UET Press

Të jetosh në ishull, Ben Blushi

Romani "Të jetosh në ishull" me autor Ben Blushin është një vepër tërheqëse, me një stil tregimtar të këndshëm, e cila lexohet me kënaqësi dhe me kureshtje.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dhunë e dhunti, mirësia vjen në muzg, Enit Karafili Steiner

Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.
4,76 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dead End, Virion Graçi

Histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2110

Botuesi: Te tjere

Shpella e piratëve, Petro Marko

Shpella e piratëve ështe një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë.
3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Ideart

Sy, Ardian-Christian Kycyku

Prozatori i ri, siç i thonë disa është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qenieje racionale të ardhur nga një tjetër botë.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000287

Botuesi: OMBRA GVG

Metamorfoza e nje brezi te humbur, Henrik S.G

Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste.
7,83 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
8,93 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.
11,05 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000859

Botuesi: UET Press

Otello, Arapi i Vlores, Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. 
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000670

Botuesi: Onufri

Requiem per nje grua, Vath Koreshi

Përveç asaj që shkrimtari duhet të jetë një njeri i lirë dhe dëshmitar i kohës së tij, për asgjë tjetër nuk e quan veten pjestar të ndonjë brezi, mbasi kjo fjalë është mjaft e largët me çështjen e shpirtit...
4,25 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
2,45 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
7,65 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Buza e kuqe dhe gjaku i errët, Zija Çela

Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
8,50 GBP
More
Në gjendje