- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.
Titulli: Dhunë e dhunti, mirësia vjen në muzg
Gjinia: Roman
Autori: Enit Karafili Steiner
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 160
Pesha: 0.211 kg.
ISBN: 978-9928-248-33-6
Maksi dhe Toska janë dy vëllezër binjakë, të shpërngulur në Amerikë, në Lalaland, në kërkim të lumturisë dhe Tokës së Premtuar. Maksi, një shpirt artist, bohem e kokëkrisur, dhe Toska, i matur, akademik e filozof, përbëjnë dy anët e një peshore që kanë nevojë të domosdoshme për njëri-tjetrin për të ruajtur ekuilibrin.
Të lidhur ngushtë, jo vetëm përmes kapilarëve të hollë të gjakut, fëmijërisë dhe ëndrrave të tyre, përjetësisht të pandashme, mes tyre futet shpirti i një gruaje. Tesa, "e marra mish e thua e të vëllait", do të trondisë marrëdhënien e tyre, duke i larguar, por edhe duke i ngërthyer keqaz me njëri-tjetrin. "Vala" e fatalitetit do t'i rrëmbejë në vorbullën e vet të tria qeniet, sidomos pas një aksidenti tragjik që do të pësojë Maksi, duke i mbajtur pezull mes "dhunës e dhuntisë".
Sikur të mos qe shfaqur ajo. Tjetra. Që i përkiste Maksit, vetes tjetër, vetes binjake. Si e thirrur nga një matematikë hyjnore, pak ditë pas përvetësimit të pasaportës amerikane, kur as burrë, as grua nuk parandienin ndryshim, qe shfaqur ajo, kish pështjelluar kufijtë mes nevojës dhe detyrës, kish shkrirë horizontet e vetes dhe ç'ndodhej përtej.
Prania e saj e pat përmendur, i kish shkundur rehatinë e rrugës së shkurtër, i kish kujtuar se detyra dhe qejfi i nënshtrohen logjikës së fundësisë; se një qejf i tmerrshëm u vinte njerëzve më për shtat se një tmerr pa qejf.
Kish parë atë me flokë të hallakatur si hipi, pilivesat gjelbëroshe qëndisur në këmishë, vathët drapërhënë në mugëtirën rrëzë veshëve, dhe atij i kish trokitur në trup diçka e ngjashme me çoroditjen, që i kujtoi dëshirën.
Dëshira që i drejtohet asaj që nuk ke, asaj që tëndin s'e bën, nuk e gëlltit, nuk e thith dot. Ai s'mund ta kapërdinte atë, sepse ajo që e marra mish e thua e të vëllait.
Arma kryesore e Enit Karafilit është njohja shumë e mirë që ka për letërsinë... Ajo përshkruan thjesht, pa ngarkesa, jetën pas viteve 90. Ka një prozë të këndshme, pa patetizma, që lexohet rrjedhshëm. Kjo lloj proze e ka ngritur stekën.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000567
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Dituria
Referenca: 2160
Botuesi: UET Press
Botuesi: Te tjere
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Onufri
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001367
Botuesi: Erik Botime
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001197
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: Pegi

check_circle
check_circle