- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb.
Titulli: Pritje të bukura
Origjinali: Pritje të bukura
Gjinia: Roman
Autori: Ani Wilms
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2020
Fq. 228
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-9928-313-26-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. Merita e Ani Wilms-it është se në këtë gjëmë, në këtë humnerë, na çon vetëm në pritje të bukura...
Maks Velo, Gazeta “Koha jonë”, 28 dhjetor 2000
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Onufri
Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
Botuesi: Onufri
Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.
Botuesi: OMBRA GVG
Përsa i përket standardit të jetesës, unë them se standard të mirë jetese kanë popujt si Amerika, Gjermania, Suedia, Franca e të tjera. Këtë e them se njerëzit atje janë në gjendje të blejnë sende me vlerë të madhe si televizor, automobila e sende të tjera e bëjnë një jetë më te vërtetë luksoze e shëtisin nëpër vendet e tjera të botës.
Botuesi: Tirana Times
Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar "Gropas '67". Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve.
Botuesi: Te tjere
Romani që keni në dorë është një fiksion mbi lirinë e individit në regjimin totalitar dhe dashurinë e pamundur.
Referenca: SKU000670
Botuesi: Onufri
Përveç asaj që shkrimtari duhet të jetë një njeri i lirë dhe dëshmitar i kohës së tij, për asgjë tjetër nuk e quan veten pjestar të ndonjë brezi, mbasi kjo fjalë është mjaft e largët me çështjen e shpirtit...
Botuesi: Onufri
Aliçka vë në pah anën më absurde dhe në të njëjtën kohë, “normale” të botës që jetojmë, duke e ballafaquar me ligësitë spektakolare të komunizmit dhe kapitalizmit.
Botuesi: Toena
Romani "Gruaja me të Zeza" është një narracion artistik që tipologjikisht qëndron shumë afër me romanin magjik. Shkrimtarja e mirënjohur, Vojsava Nelo, ndërton një vepër në të cilën kohët, ngjarjet, personazhet dhe përjetimet vendosen në kufi të ekzistencës së tyre. Kjo mënyrë rrëfimi i jep narracionit dramacitet dhe tension, që e bëjnë lexuesin "t'i...
Referenca: 2929
Botuesi: Skanderbeg Books
A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre.
Botuesi: Toena
Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.
Botuesi: Fan Noli
Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Botuesi: Toena
Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.
Referenca: SKU001844
Botuesi: Te tjere
Adri, pas aksidentimit të së bijës, Borës, mëson faktin se nuk është babai i saj biologjik. Kjo i shkakton dhimbje, duke dyshuar për të shoqen, Brisidën, dhe frikën se do të humbasë Borën, që është gjithçka për të. Për të shpëtuar familjen, e mban për vete këtë lajm, por marrëdhëniet familjare pësojnë krisje.
Referenca: SKU001358
Botuesi: Te tjere
Titulli: Sagë mbretëroreOrigjinali: Sagë mbretëroreGjinia: RomanAutor: Shefki KaradakuShtëpia botuese: Globus R.Viti: 2004Fq. 516Pesha: 0.62 kg.ISBN: 978-99927-57-72-8
Referenca: SKU000668
Botuesi: Onufri
Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...
Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve... Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb.