• Banner

  • Ka mbaruar

Sy, Ardian-Christian Kycyku

Prozatori i ri, siç i thonë disa është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qenieje racionale të ardhur nga një tjetër botë.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sy
Origjinali: Sy
Gjinia: Roman
Autori: Ardian – Christian Kyçyku
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2007
Fq. 224
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-43-53-9

Komente mbi autorin

"Prozatori i ri, siç i thonë disa është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qenieje racionale të ardhur nga një tjetër botë."

Corneliu Vlad

"Përmes krijimtarisë së gjerë, Ardian – Christian Kyçyku na ka bindur tanimë se është një qendër rëndese, larg, por jo jashtë letërsisë sonë. Subjektet e tij ushqejnë dilemën e hershme se fantazitë pjellin realitete dhe se bota ekziston veç për t'u shpallur si libër. Po, përtej fantazisë së harlisur dhe lojës për ta zhbërë pikën që ndan të trilluarën nga realja, Kyçyku zotëron atë mjeshtëri që mbase është më e vështira për të gjithë prozatorët: ngjizjen e kompozicionit."

Arian Leka

Detajet e librit
Ideart
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2345

Botuesi: Dija-Poradeci

Perla, proze e zgjedhur, Ardian – Christian Kycyku

Ardian – Christian Kyçyku (pseudonimi letrar i Ardian Kyçykut) ka lindur në Pogradec më 23 gusht 1969. Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji, dega Gjuhë – Letërsi. Është doktor i shkencave filologjike, doktorant në teologji pranë Universitetit Shtetëror të Bukureshtit d

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Memento Mori, Tobias Xhaxhiu

Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e “Besës së Konstandinit”, romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të baladës, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Labirintet e Medeas, Brunilda Zllami

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç'kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001199

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Zëra nga burime të nxehta, Sabri Godo

"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë. Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepra që janë shkruar pa pasur në krahun e majtë "rregulloren" e realizmit socialist, me heroin pozitiv, partishmërinë, tendenciozitetin klasor e të tjera.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)