• Banner

  • I ri

Kryevepra të pakryera, Bashkim Shehu

Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kryevepra të pakryera
Origjinali: Kryevepra të pakryera
Kategoria: Roman
Autori: Bashkim Shehu
Botues: Toena
Viti: 2023
Fq. 466
Pesha: 0.480 kg
ISBN: 978-9928-376-68-8
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Për aq sa gjykimet vetjake superlative mund të qëndrojnë si vlerësime të drejta kategorike në këtë lëmë, kam bindjen se Mentor Kosturi  është, përtej çdo dyshimi, shkrimtari më i madh i letërsisë së fshehtë shqipe, ose i asaj që quhet letërsi e sirtarëve në Shqipëri. Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve.

Asnjëra nga veprat e tij, ashtu siç ka pasur mirësinë të na i dorëzojë i biri, zoti Viron Kosturi, të futura në një valixhe shumë të vjetër, të drunjtë, ku autori i kishte kyçur në prag të vdekjes së tij tragjike, asnjëra nga kryeveprat, guxoj të them, nuk është e përfunduar. Prandaj, mënyra ose forma më e mirë për t’i paraqitur ato, ndoshta e vetmja mënyrë ose formë e përshtatshme, e atillë që e përcjell sa më të plotë fuqinë e tyre, është ajo që kam zgjedhur në këtë libër.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Pesë leksione mbi letërsinë, Bashkim Shehu

Duke ballafaquar vazhdimisht mendimin, racionalen me letërsinë, Bashkim Shehu nuk gjykon, ai shmang pronësinë e ideve dhe ndihet i lirë “të udhëtojë” me idetë e të tjerëve, duke iu bërë herë pas here modifikime të lehta ideve të shprehura nga dikush tjetër.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjarpri dhe heronj të tjerë, Bashkim Shehu

Një ekip i vogël i një televizioni privat perëndimor mbërrin në Shqipëri për një reportazh mbi gjendjen e gruas në fillimet  shekulli XXI në këtë vend. Nis një aventurë erotike – plot peripeci, tensione, ambiguitete – midis drejtueses së ekipit televiziv, një gazetare që është edhe militante e një organizate feministe, dhe shoqëruesit vendas...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2601

Botuesi: Toena

Ku je, Flutura Acka

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjoni, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001454

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Skënderbeu, Sabri Godo

Një roman historik i shkruar nga autori i mirënjohur Sabri Godo. Një roman ndryshe nga të tjerët, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Një roman që përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë ai mendon, mënyrën e të dialoguarit me të afërmit, me ushtarët, me trimat shqiptar.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Sëmundja e ëndrrave, Mehmet Kraja

Dhe derisa koha mitike, koha që kishte prodhuar legjendat kalorësiake për mua dhe vendlindjen time ishte kohë e mrekullive të paarritshme, koha historike ishte një zhgënjim i madh, sepse kishte lënë pasoja të pariparueshme në jetën e njerëzve, duke i tjetërsuar ata, madje duke i bërë që të jetonin si somnabuj në një realitet të paqenë, i cili vazhdonte të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Mëkati fillestar, Virgjil Muçi

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)