Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vera pa kthim, Besnik Mustafaj
  • Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Vera pa kthim, Besnik Mustafaj

Onufri

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.

9,25 GBP
8,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vera pa kthim
Origjinali: Vera pa kthim
Gjinia: Roman
Autori:  Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2023
Fq. 292
Pesha: 0.500 kg.
ISBN: 978-9928-391-63-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Vera pa kthim” është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip. Siç autori e ka shpjeguar në librin e tij “Letrat e mia kredenciale”, ky roman paraqet rëndësi themeltare për veprën e tij në prozë. Botimi i parë është në vitin 1989. Është në fakt një variant thellësisht i cunguar: te lexuesi mbërriti afërsisht një e treta e tekstit që njohim tashmë dhe u paraqit si novelë, e përfshirë në librin me tregime e novela me të njëjtin titull.

Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit. Vepra u përkthye menjëherë në frëngjisht dhe u botua në revistën “Les lettres albanaises”, të cilën e drejtonte Ismail Kadare. Pikërisht ky përkthim tërhoqi vëmendjen e botuesit të njohur francez “Actes Sud”, i cili, në vitin 1991, vendosi ta botonte.

Ndërkohë, historia e Shqipërisë sapo kishte ndryshuar. Botuesi francez mundi kështu të merrte versionin e plotë të romanit, për të cilin Alen Boske do të shkruante se është një “roman postsimbolik, i cili mishëron një harmoni të mrekullueshme, ku ndërthuren shumë mirë ndjenja elegjiake me një traditë që mund ta quajmë ilire dhe me thekse të ardhura nga Greqia e vjetër”.

Pra, sipas Besnik Mustafajt, “Vera pa kthim” zgjoi tek ai romancierin dhe i çeli rrugën përhapjes së veprës së tij në botë.

Detajet e librit
9789928391636
9789928391636
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Dikur apo tani?, Aulona Ilasllari

Një natë vjeshte, një takim i rastësishëm mes tyre, do të ndryshojë rrjedhën e të gjithë historisë. Një takim, në të cilin do të ndihet se dashuria e tyre është akoma e zjarrtë.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Rrëfimet e një gruaje bionde, Margarita Stoja

Loreta u befasua nga ky deklarim. Do të kishte dashur të ishte një zë i tjetërkujt, i largët, që s'kish të bënte me dashurinë e tyre; do të donte të kish qenë një vegim. Nuk guxonte ta shikonte në sy, por bënte sikur po drejtonte batanijen që kish rrëshqitur nga krevati.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000884

Botuesi: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.
8,74 GBP 9,71 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa heronj, pa bujë, Ndriçim Ademaj

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra – tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta – gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000672

Botuesi: Onufri

Vrasje ne Rrugen e Veriut, Ani Wilms

Ky roman na përshkruan po Tiranën, por në atmosferën e marrëdhënieve diplomatike shqiptaroamerikane në vitet 1924, nën drejtimin e ambasadorit Grant. Në Rrugën e Veriut, më 6 prill 1924, në afërsi të Mamurrasit, vriten dy shtetas amerikanë.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Djalli komik, Zija Cela

Përmes karakteresh të individualizuara, të besueshme e të prekshme njëherësh, edhe kësaj here Zija Çela vjen me një roman gjithëpërfshirës: realiteti moral, psikik, shpirtnor, dramatik e grotesk i Shqipërisë, por edhe ai i Europës e më gjerë. Simbolizmi nuk e ka penguar autorin që të jetë thellësisht realist.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmisë, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.
0,01 GBP 0,01 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje