- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë "një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht".
Titulli: E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku
Origjinali: Bianca come il latte, rossa come il sangue
Gjinia: Roman
Autori: Alessandro D'Avenia
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 269
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-265-9
Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë “një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht”.
Kështu që, kur vjen një mësues i ri zëvendësues për historinë dhe filozofinë, ai bëhet gati ta presë me cinizëm dhe me topa të vegjël të lagur me pështymë. Por ky mësues i ri është ndryshe: një dritë i shkëlqen në sy kur shpjegon, kur i nxit nxënësit të jetojnë intensivisht e të kërkojnë ëndrrën e tyre.
Leoja ndien në vetvete forcën e një luani, por ka një armik që e tmerron: e bardha.
E bardha është mungesa; gjithçka që në jetën e tij ka të bëjë me privimin dhe humbjen është e bardha. Kurse e kuqja është ngjyra e dashurisë, e pasionit, e gjakut; e kuqja është ngjyra e flokëve të Beatriçes. Sepse Leoja e ka një ëndërr dhe ajo quhet Beatriçe, ndonëse ajo nuk e di ende. Leoja ka edhe një realitet më të afërt dhe, si të gjitha pranitë e afërta, e ka më të vështirë për ta parë: Silvia është realiteti i tij i besueshëm dhe i qetë.
Kur zbulon se Beatriçja është e sëmurë dhe se sëmundja ka të bëjë me atë të bardhën që e frikëson aq shumë, Leos do t’i duhet të gërmojë thellë brenda vetes, të përgjaket dhe të rilindë për të kuptuar se ëndrrat nuk mund të vdesin dhe të gjejë kurajën për të besuar në diçka më të madhe.
“E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku” nuk është vetëm një roman formues, nuk është vetëm rrëfimi për një vit shkollor, por është një tekst kurajoz, që përmes monologut të Leos - herë joserioz dhe komik, herë më intim dhe i shqetësuar - tregon se çfarë ndodh në çastin kur në jetën e një adoleshenti
vërshojnë vuajtja dhe tronditja, ndërsa bota e të rriturve duket se nuk ka asgjë për të thënë.
Duke besuar në një përtëritje moderne dhe vitale të traditës së madhe klasike, D’Avenia, romancier debutues, bëhet aleat me profesorin e ri të liceut - sepse ky është edhe profesioni i vetë autorit - për t’i ofruar një lexuesi pak a shumë të ri ndonjë përgjigje që, si çdo përgjigje e vërtetë, nuk synon të jetë përfundimtare, por as e ndërdyme dhe e nënshtruar.
Alessandro D'Avenia, tridhjetë e dy vjeç, i diplomuar dhe i doktoruar në letërsi klasike, jep letërsi në lice dhe është skenarist. Ky është romani i tij i parë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Living
Botuesi: Living
Botuesi: UEGEN
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: K1R1
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Toena
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: K1R1
Botuesi: Neraida
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Living
Referenca: SKU000107
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU000100
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001048
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001064
Botuesi: Dituria
Referenca: K1R1
Botuesi: Dituria
Referenca: K1R1
Botuesi: Dituria
Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë "një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht".
check_circle
check_circle