- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.
Titulli: Një verë pa burra
Origjinali: The summer without men
Gjinia: Roman
Autori: Siri Hustvedt
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 210
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-9928-162-62-5
Banaliteti i kësaj historie - fakti që ajo përsëritet çdo ditë deri në pështirosje nga burra që papritur ose dalëngadalë zbulojnë se ajo që është, nuk ka pse të jetë, dhe që pastaj hidhen në veprim për t'u çliruar nga gratë, të cilave po u ikën mosha, por që janë kujdesur për ta dhe për fëmijët e tyre për vite të tëra – nuk e mbyt dot dhimbjen, xhelozinë dhe poshtërimin që i pushton personat që lihen pas.
Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte. E megjithatë, ai tha pauzë, jo stop, për ta mbajtur të hapur rrëfenjën në rast se ndërronte mendje. Një çast i pamëshirshëm shprese.
"Një meditim hipnotizues dhe i fuqishëm mbi martesën, ndryshimet midis sekseve, plakjes dhe kuptimit të të qenit femër."
BookPage
"Një verë pa burra është gazmor dhe lodrues, megjithëse merret me subjekte si jeta dhe vdekja... Midis kënaqësive të këtij romani gjejmë edhe analizën gjinore... si edhe personazhin e Mias, e cila duket e ndershme, mendjemprehtë dhe e ndjeshme."
The New York Times
"Kjo histori prekëse e një përçarjeje martesore trajton me shumë humor një subjekt të dhimbshëm."
The Guardian
"Një roman i ri elegant, një meditim i zgjuar dhe habitshmërisht gazmor mbi dashurinë, miqësinë dhe politikat e seksit..."
The Miami Herald
Siri Hustvedt (19 shkurt 1955) është një shkrimtare dhe eseiste amerikane. Ajo është autore e një libri me poezi, e pesë romaneve dhe e dy librave me eseistikë. Romanet e saj janë përkthyer në 29 gjuhë të botës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.
check_circle
check_circle