• Banner

  • Ka mbaruar
Zgjedhja, Nicholas Sparks
  • Zgjedhja, Nicholas Sparks

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zgjedhja
Origjinali: The choice
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Edlira Keta
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 408
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99956-11-89-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë. Trevis Parkeri ka gjithçka që një njeri mund të dëshirojë: një profesion që e adhuron, miq besnikë, madje edhe një shtëpi buzë oqeanit në provincën e Karolinës së Veriut.

Duke ndjekur një stil të mirë jetese, shëtitje me varkë, not dhe festa të shpeshta me miqtë e tij të ngushtë, ai ka bindjen e mjegulllt se një marrëdhënie serioze me një femër vetëm do të ndërlikojë stilin e tij të jetesës. Derisa Gebi Holand do të bëhet fqnja e tij. Megjithë përpjekjeve të tij për të qenë fqinjë të mirë, flokëkuqja tërheqëse mban mëri ndaj tij... dhe prania e të dashurit të saj prej vitesh nuk e ndihmon. Megjithatë, Trevisi nuk resht së përpjekuri që të bëjë për vete fqinjën e tij të re dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme do t'i çojnë ata të dy në pragun e një udhëtimi që as mund ta kenë parashikuar. Duke na përfshirë në plot ngjarje të dashurisë së të rinjve, martesës dhe familjes, "Zgjedhja" në fund të fundit na ballafaqon me pyetjen që ë copëton më shumë zemrën:

Sa larg duhet të shkoni për të mbajtur gjallë shpresën e dashurisë? Mbi autorin Nicholas Sparks është një nga romancierët më të adhuruar në botë, një autor me mbi 50 milionë kopje librash të botuar në mbarë botën. Të gjithë librat e tij, duke përfshirë "Tre javë me vëllain tim", biografia e shkruar me vëllain e tij, Micah, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Disa nga librat e Nicholas Sparks si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharrueshme", "Ngadhënjimi i dashurisë", "Kënga e fundit" janë përshtatur si skenarë filmash. Ai jeton në Karolinën e Veriut me familjen e tij.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
K1R2P7
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001049

Botuesi: Dituria

Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort

Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Heshtja e tim biri, Sara Rattaro

Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Drita midis oqeaneve, M. L. Stedman

Një libër i madh, madje një kryevepër... Kush është nëna e vërtetë e Luisit? Gruaja që e lindi apo ajo që e shpëtoi dhe e rriti? Nga njëra anë është Izi me dëshirën e saj për të qenë nënë, trazimin, dëshpërimin dhe dashurinë e saj të pakushtëzuar për Luisin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000096

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i...

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Katër erërat, Kristin Hannah

Libri Katër erërat na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, u parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrifica e së cilës shënjuan një brez të tërë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)