Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier
  • Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Botart

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

16,88 
15,19  Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Napoleon Bonaparti

Origjinali: Napoleon Bonaparte

Gjinia: Biografi

Autori: Pascale Fautrier

Shqipëroi: Eqerem Gaxholli

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 367

Pesha: 0.490 kg

ISBN: 978-9928-286-74-1

Mbi librin

Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por arriti të përcaktojë politikën moderne. Me qeverinë e tij, ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme dhe kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që nga krijimi i tyre nga Napoleoni, janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar dhe përshtatur në mbarë botën.

Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzvic e quante “Zot i Luftës”, në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

Detajet e librit
9789928286741
9789928286741
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Përballë një bote e realiteti sfidues, Aladin Stafa

Leximi i këtij libri është vërtet një befasi. Një nga ato befasitë pozitive që të bëjnë të reflektosh. Një grup esesh, analizash të shkurtra e koncize dhe reflektimesh për ngjarje e zhvillime, në dukje të rëndësishme e në dukje pa shumë lidhje organike me njëra-tjetrën, por me një fill logjik të ndërtuar me kujdes nga një sy i mprehtë e një mendje e hapur...
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.
14,03  15,58 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
14,03  15,58 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt

Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.
12,16  13,51 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
8,77  9,74 
More
Në gjendje

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000871

Botuesi: Onufri

Ftesë në studio, Ismail Kadare

Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.
8,18  9,09 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...
8,18  9,09 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
17,53  19,48 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe