Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Rubaijjati, Umer Khajjamit
  • Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubaijjati, Umer Khajjamit

ACFOS-Albania

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.

5,46 GBP
4,91 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rubaijjati
Gjinia: Poezi
Autori: Umer Khajjamit
Perktheu: Hafiz Ali Korça
Botues: ACFOS-Albania
Viti: 2017
Fq.142
Pesha: 0.180 kg
ISBN: 978-9928-4028-8-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre. Këto janë disa vjersha në vargje (ruba'i – d.m.th. katrorë në arabisht, ku rrokja e fundit e vargut të parë, të dytë dhe të katërt përputhen me njëra-tjetrën) të cilat bëjnë fjalë për jetën në të cilën jetonte vetë Khajjami, por edhe këshilla të vlefshme edhe për kohën tonë.

Kjo buqetë trëndafilash është padyshim edhe përkthimi më serioz dhe më i saktë në gjuhën shqipe, ndryshe nga ai i Nolit, i cili e përktheu thjeshtë nga gjuha angleze, përkthyer nga Fitzgeraldi në gjuhën angleze për evropianët. Hafiz Ali Korça që në hyrje të këtij përkthimi i tërheq vërejtjen Nolit për pasaktësitë që ka përkthimi dhe botimi i tij në shqip. Ndërsa Noli në përkthimin e tij na del me një pseudonim, atë të Rushit Bilbilit (duhet pasur parasysh se Noli në kohën e tij ka përdorur disa pseudonime të ndryshme, dhe si për çudi të gjitha i ka pasur me emra muslimanësh), Hafiz Aliu nuk nguroi që ta nxirrte këtë libër me emrin e tij të vërtetë, bile në kohën më të vështirë kur diktatura komuniste-ateiste po merrte të përpjetën.

Dhe kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe për Nolin, se ai mund të ketë pasur edhe tendenca të tjera për ta treguar atë pjesë islame që përmbajnë rubairat në këtë libër si diçka banale dhe të pavlerë, duke treguar p.sh. për çështjet në lidhje me verën (alkoolin) ose femrat (çupat siç i përmend Noli), dhe duke dashur që njerëzit, megjithëse me shumë mangësira dhe pa i kuptuar, ta pranonin përkthimin e tij si të mirë dhe të pastër nga ana e përkthimit e ajo gjuhësore.

Detajet e librit
ACFOS-Albania
9789928402882
9789928402882
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
16,37 GBP 18,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Lulëkuqja dhe kujtimi, Paul Celan

Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtij libri është, pa dyshim, rast për t'u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Celan, për herë të parë, përmes vëllimit poetik"Lulëkuqja dhe kujtimi", që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën...
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Premtimi i Prushit, Philippe Jaccottet

Kur u qasesh këtyre poezive, të zgjohet një mirëbesim. Vështrimi ynë, duke kaluar prej njërës fjalë te tjetra, vëren të shpalohet një ligjërim i dëlirë, që e banon ndijimin, ashtu sikundër zëri i saktë banon melodinë.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Reklama

Rubairat, Omar Khajam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.
2,46 GBP 2,73 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
24,56 GBP 27,29 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje