"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Titulli: Poezi, poemë, drama në vargjeAutori: A. S. Pushkin Shqipëroi: Dhori QirjaziShtëpia botuese: Argeta - LMGViti: 2009 Fq. 176Pesha: 0.20 kgISBN: 978-99956-17-44-7
Mbi autorin
Letërsia ruse hyri në fazën më të ndritur të saj me veprat e poetit dhe prozatorit Aleksander Sergeyevich Pushkin. Ai me guxim dhe lehtësi zhbiroi tërë burimet e shkuara të gjuhës letrare ruse dhe krijoi një sinteze të re gjuhësore ruse e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Ky poet, një njeri gjerësisht i kulturuar dhe i mbrujtur me principet dhe harmoninë e Klasicizmit Freng që ishte promotor i vazhdueshëm në disa nga fazat më të rëndësishme të romanticizmit (romantizmit), lëvizi edhe më tej në vitet e mëvonshme drejt realizmit që dominoi letërsinë europiane në mesin dhe fundshekullin e 19-të. Pushkini i dha epokës se tij imazhin më të gjalle të poetit si një figure që ka përgjegjësi kalorësiake të dedikuar ndaj të vërtetës speciale të artit dhe nevojës se popullit të tij për të. Thelbi lirik i krijimtarisë se gjere të Pushkinit përmban reagimin e tij të përgjegjshëm personal ndaj përvojave shumëplanëshe të dashurisë, natyrës, dhe problemeve filozofike të se keqes, kohës, fatit dhe vdekjes. Në tragjedinë e tij historike "Boris Godunov" (1831) ai lëviz drejt një niveli shekspirian të të shprehurit.
Pas vdekjes Pushkini u quajt poeti më i madh rus i të gjitha kohërave, vlerësim që mbetet real edhe në ditët e sotme.
Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.
Claudio Pozzani është poet, prozator dhe muzikant i shquar për performancat dhe Teatrin e Poezisë, të cilat i ka paraqitur në festivalet më të njohur poetikë. Poezitë e tij janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë dhe janë përfshirë në antologjitë dhe revistat më dinjitoze bashkëkohore. Përmbledhja e tij e fundit me poezi është
Enkelejda Kondi Masseboeuf ka lindur në qytetin e Maliqit, Korçë (1972). Ka kryer studimet në Universitetin "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, dega gjuhë-letërsi shqipe.
Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.
Shpresoj që kjo përpjekje jona do të shërbejë sadopak për ta ndriçuar panoramën poetike të asaj periudhe, për të rifreskuar kujtesën tonë artistike, si dhe për t'i nxjerrë nga mjegulla e harrimit vlerat poetike të autorëve që përfshihen në këtë antologji.
Poema u përpunua vetëm në botimin e 1986-s në librin "Udhëtoj i menduar". Në këtë botim jepet e pastruar nga vargjet e dobët dhe të tepërt, të shkruar me naivitet që në Gjimnazin e Gjirokastrës dhe deri në Universitetin e Leningradit në fillim të viteve 50-të, kur unë hidhja hapat e para në vjershërim.
I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.
Poezia bullgare, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj të mbarë, mbeti e lidhur ngushtë me traditat kombëtare, me jetën e popullit. Edhe atëherë kur në ndonjë rast u ndikua nga simbolizmi francez dhe ai rus, apo nga ekspresionizmi gjerman, poezia, në palcën e saj, mbeti gjithmonë realiste dhe tokësore.