Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Pese poete te medhenj amerikane
  • Pese poete te medhenj amerikane
  • Pese poete te medhenj amerikane
  • Pese poete te medhenj amerikane
  • Pese poete te medhenj amerikane
  • Pese poete te medhenj amerikane
  • Pese poete te medhenj amerikane

Pese poete te medhenj amerikane

2846
Te tjere
Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 31,69 CHF Up to 95,08 CHF
32,10 CHF
28,89 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Pesë poetë të mëdhenj amerikanëGjinia: PoeziAutori: Sylvia Plath, Jorie Graham, Robert Lowell, A. R. Ammons, Charlie WrightShqipëroi: Rudi Erebara, Gentian Çoçoli, Arben Dedja, Parid TeferiçiShtëpia botuese: AlephViti: 2012Fq. 774Pesha: 1.13 kgISBN: 978-9928-4115-4-9 Mbi librin 1: "Shënime nga realiteti i vetes" Koment nga Helen Vendler Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve. Në vend të tyre, sikundër bën Ashbery, që imazh të parapëlqyer për jetën ka kalërimin në një karusel rrotullues pas asnjë pikësynim, Graham nga ana e saj përpiqet të jetë në rrjedhë përpara se kjo rrjedhë të gjejë brigjet dhe ndalesat e veta, ndonëse Graham mendon edhe për kufizimet e kësaj rrjedhe. Vazhdimësia e historisë, sesa ngjarjet i venë kufij dhe organizojnë kohën, ky është subjekti i saj. Vazhdimësia refuzon të quhet fin e ndonjë gjëje. Por, në poezinë e Graham përfundimet, ose të paktën ngjarjet më domethënëse, vijojnë të ndodhin; kjo nuk ndodh domosdoshmërisht tek rasti i John Ashbery – it, me komentet e përkushtuara teorike për të ironizuar, për t'i prurë gjithë ngjarjet në një nivel të vetëm të një domethënieje të kënaqshme. Mbi autoren Jorie Graham (1950) u lind në Itali nga prindër amerikanë. Liceun francez e kreu në Romë dhe më pas shkoi në Sorbonë për të studiuar filozofi. Më 1968 morri pjesë në trazirat studentore dhe për këtë shkak u dëbua nga universiteti. Më vonë kthehet në New York ku studion për kinematografi dhe ndërsa studionte plot pasion, zbuloi në mënyrë "aksidentale" poezinë e Eliot – it e cila "e mahniti". Prej asaj kohe ajo iu kushtua artit të poezisë. Ka botuar dhjetë libra me poezi ku përmendim "Hibride të bimëve dhe të shpirtrave", "Erozion", "Materializëm", "Ëndrra e fushës së njësuar" etj. Për këtë të fundit fitoi Çmimin Pulitzer. Është e famshme si Profesore e Poezisë si në kohën kur punonte në Universitetin Iowa ashtu edhe në Universitetin e Harvard – it. Jeton gjysmën e viti në Francë dhe pjesën tjetër në Cambridge, Massachusetts. Mbi librin 2: "Lady Lazarus" Koment nga George Steiner Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre. Kemi tashmë poetë që shkruajnë si Sylvia Plath. Disa prej manierizmave të saj të ngrira, elizionet dhe monotonitë e rimës përthelluese mund të rroken nga të tjerë dhe pa dyshim do bëhen të modës. Por poetët minorë, edhe ata të një intensiteti të fuqishëm, dhe ajo e tillë ishte, priren të ofrojnë modele të këqija. Hilet, dredhitë e rrengjet zanore të Sylvia Plath – it mund të imitohen. Por jo integriteti i saj dëshpërues. Mbi autoren Në hyrjen e librit "Ariel" të Sylvia Plath – it (1932 – 1963), botuar më 1965, dy vjet pas vetvrasjes që ajo kreu në Londër, poeti amerikan Robert Lowell shkroi: "Në këto poezi... Sylvia Plath bëhet vetvetja, bëhet pra diçka imagjinare, rinore, egërshane dhe e krijuar me kaq delikatesë... një prej atyre heroinave super – reale, klasike, madhërisht hipnotike". Lowell e pati takuar Plath – in përgjatë seminareve që ai dha në Universitetin e Bostonit më 1958, seminare të cilat Sylvia i ndiqte rregullisht. Ai kujton atmosferën që krijonte ajo qark vetes, "një ajër gatishmërie të çmendur". Më vonë kur Lowell vendosi të shkruante parathënien e librit, ai do të zbulonte tek ish studentja e tij përpjekjen madhore të saj për të krijuar veten poetike. Në të vërtetë poezitë e librit "Ariel" u shkruan në gjendjen e "një zbardhjeje truri", dy deri tre poezi në ditë dhe e gjithë kjo zgjati gjithë muajin e fundit të jetës së saj 31 vjeçare. Mbi librin 3: "Delfin" Koment nga Seamus Heaney Lowell – i, në jetën e tij poetike, e kreu dy herë detyrën e dytë dhe ishte i vetëdijshëm se ç'bënte në të dyja herët, pas shumë përsiatjesh e me shumë ndjeshmëri. Kur them se dinte çfarë bënte, nuk kam parasysh një program të parapërgatitur se ç'duhej bërë e arritur, e cila në poezi është diçka e barazvlefshme me vizatimet për t'u ngjyrosur nga fëmijët, ku një numri i takon një ngjyrë e caktuar. Përkundrazi, ai ishte kaq intensivisht letrar, ana kritike e didaktike e mendjes së tij ishte kaq aktive, sa komanda e tij prej poeti ishte përherë e shoqëruar nga droja dhe mprehtësia (në kuptimin e mirë elizabetian të "wit"). Ideja e "zhvillimit poetik" ishte ngulitur tek ai nga karriera e Yeats – i, Eliot – it dhe Auden – it, dhe i shtyrë nga ngulmimi i ca kokave të ndritura si Randall Jarell apo Allen Tate; sidoqoftë, vetëm një ndjeshmëri me një bërthamë vullkanike gjenie individuale mund t'i mbijetonte ndikimeve profesionale që i vinin nga ky apo ai këshillues. Mbi autorin Robert Lowell (1917 – 1977) vjen nga një familje prej më të njohurave në Boston, paraardhësit e të cilës i përkisnin familjeve patrike. Stërgjyshi ishte i famshëm si ministër episkopat dhe drejtues i shkollës më të njohur të kohës St. Mark' School, babazoti ishte poet i mirënjohur dhe ambasador në Angli. Ndërkaq babai që u morr dhe dështoi në biznes, pas daljes në pension si oficer marine, në sytë e Lowell – it ishte një figurë e dështuar. Akti i fundit i Robert Lowell – it për të korrigjuar portretin e fisit të vet ishte braktisja që ai i bëri Harvard – it për një tjetër universitet, tashmë në Kanyon Collage ku shkoi të studionte poezi me poetin dhe kritikun e famshëm të kohës John Crowe Ransom. Kjo zhvendosje e ndihmoi së tepërmi në njohjen e Kritikës së re, rrymë estetike e fuqishme e asaj kohe, e veprës së John Donne – it dhe poezisë sarkastike angleze, gjëra këto që Lowell do t'i përdorte me sukses në veprën e vet të mëvonshme. Mbi librin 4: "Tek era e kam shpëtimin" Koment nga Harold Bloom Është tmerri profetik i dritës radikale, kokëfortësia e tij për përsosurinë, që e prek edhe vetë profecinë, e prek edhe vetë atë aq sa ai nuk di se çfarë duhet të dijë, e cila është ajo gjë që nuk e bën atë si vetë ne. Forca e poemës është aq sa edhe ne të jemi gjithashtu të prekur, por jo prej tmerrit, i cili nuk mund të jetë yni, por prej përsosurisë, ndjesinë sublime që dëshirojmë të ndajmë. Përvojë e jashtëzakonshme, por me asketizmin e lartë utilitarist të tipit Emerson shkëputur prej një mendje tepër skrupuloze ndaj një shprese të re, mbetet materia poetica e ndërmarrjes së Ammons. Mbi autorin Archibald R. Ammons ka shkruar se "ai u lind trupmadh dhe i shëmtuar më 18 shkurt 1926, në një fermë nja katër milje nga qyteti Whiteville, Karolina e Veriut dhe dy milje larg shkollës fillore dhe kishës". Ammons është lakonik, i pakënaqur me veten, përherë lokal dhe gjithmonë i saktë. Ai i përket një brezi poetësh amerikanë që "u bënë në shtëpi" sesa u përpoqën të ishin kozmopolitë apo të jepeshin pas kulturës evropiane. Poezitë e tij janë të tejmbushura me peizazhet e vendeve ku ai jetoi: North Carolina, bregu i South Jersey – it, rrethinat e Itakës, New York, Universiteti Cornell, atje ku Ammons punoi për afro 30 vjet si profesor i Letërsisë Amerikane. Për këto arritje A. R. Ammons është vlerësuar me të gjitha çmimet më të rëndësishme që jepen në SHBA, ku më të përmendura janë Çmimi Kombëtar i Librit, Çmimi i Rrethit të Kritikës, Çmimi Whitman që jepet për "arritjet të mëdha në artin e poezisë", Medaljen e Artë të Poezisë etj. Mbi librin 5: "Ditari i Vitit të Buallit" Koment nga Helen Vendler Tek poezia e Charles Wright – it shqisat përherë të shqetësuara dhe përherë vëzhguese i përgatisin fjalët për atë që nuk shihet, sikundër kanë bërë dikur në poezitë e poetëve metafizikë Henry Vaughan dhe Thomas Traherne, të dy bashkë poetë vizualë të paharrueshëm (vetë subjekti i poezive të tyre është e padukshmja). Të gjitha mënyrat e formulimit të paradoksit të të padukshmes ndihen në falsifikimin e dukshëm falë përjetimit të këtij paradoksi, ku informacioni i shqisave shoqërohet me breroren (që e shumta jonë, ndofta as nuk e përjeton) e asaj që nuk është aty, por që në fakt arrin ta shfaqë praninë e vet – përjetësi, vdekje, transhendencë, ritëm, hapje e mendjes: e padukshmja shfaqet nën petkun e shumë emrave. Raportet vizuale në poezi rrallë shkojnë pa u kapur nga një aurë e tillë; por krijimi i kësaj aure përmjet fjalëve krijon tek poeti shumë kokëçarje. Mbi autorin Charles Wright është vlerësuar shpesh ndër poetët më të talentuar amerikanë të brezit të vet. I lindur më 1935 në Pickwik Dam, Tennessee, Wright studioi në Davidson Collage dhe më vonë ndoqi kursin e poezisë pranë universitetit shtetëror të Iowa – s. Për katër vite ka shërbyer në ushtrinë amerikane pranë bazave të saj në Itali dhe pikërisht në këto vite ai filloi leximet e thelluara të poezisë bashkëkohore si dhe të shkruante poezitë e veta. Vepra e tij e parë e rëndësishme është "Varri i dorës së djathtë" (1970), libër i cili u prit shumë mirë nga kritika e kohës dhe do të printe një sukses të pandërprerë, libër pas librit të këtij poeti. Sigurisht, krijimtaria e tij ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme që përfshijnë Çmimin Pulitzer, Çmimin Ndërkombëtar Griffin, Çmimin Kombëtar të Librit dhe Çmimin Kombëtar të Rrethit të Kritikës, Çmimin Ruth Lilly Poetry Prize.
Detajet e librit
Te tjere
2846
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2329

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezisë turke të shekullit XX

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve turkë: Teufik Fiqret, Jahja Qemal, Ahmed Hashim, Nazim Hikmet, Rifat Yllgaz, Orhan Veli, Oktaj Rifat, Fazëll Hysny, Dagllarxha, Melih Xhevdet Andaj, Omer Faruk Toprak, Nexhati Xhumalli, Ahmet Arif, Metin Eloglliu, Tahsin Saraçi, Gylten Akën, Bedretin Xhomert, Ataol Ba
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Shekulli i reve, Guillaume Apollinaire

Ajo mëton edhe të trashëgojë nga romantikët një kureshtje që e shtyn të hulumtojë në të gjitha fushat që mund t’i japin një lëndë letrare, e cila e mundëson të ekzaltojë jetën në çfarëdo forme që paraqitet.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Prizreni

Sabahu dhe Nuri, S.Hukr

Një libër i mbushur me dritën e Nurit që ndriçon shpirtin dhe të udhëheq drejt rrugës së një muslimani të vërtetë. Libri përshkruan rëndësinë e fillimit të ditës me namazin e Sabahut dhe zbukurimin e jetës me dritën hyjnore të Nurit.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dashuria, hyjnorja, krijimi

Në këtë libër poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2165

Botuesi: Argeta LMG

Poema, vol. 2, Mihail Lermontov

Titulli: Poema, vëllimi llOrigjinali: Poema, vëllimi llGjinia: PoemaAutori: Mihail LermontovShqipëroi: Lasgush Poradeci, Drago Siliqi, Petraq Kolevica, Dalan ShaplloShtëpia botuese: Argeta LMGViti: 2007Fq. 184Pesha: 0.19 kgISBN: 978-99956-17-20-X
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje