- Ka mbaruar

Banner
Sasia | Zbritja për njësi | Ju kurseni |
---|---|---|
3 | 197 Lekë | Deri në 592 Lekë |
Botuesi: Zenit Editions
Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.
Botuesi: Te tjere
Kurrë nuk mund të kemi poezi të madhe pa besuar se poezia u shërben synimeve të mëdha. Ne duhet ta pranojmë këtë që në fillim, në mënyrë që kjo të ndikojë në gjithçka ne bëjmë. Besimi ynë në madhështinë e poezisë është pjesë jetike e madhështisë së saj, pjesë e nënkuptuar e besimit të të tjerëve në madhështinë e saj.
Botuesi: Plejad
Sot, Bob Dilani njihet anembanë botës si një këngëtar i palodhur, shkrues këngësh të panumërta, muzikant i pashembullt, piktor dhe poet. Karriera e tij që shtrihet në gati pesë dekada ka njohur ngritjet dhe jo rrallë herë edhe uljet e saj, ose më mirë kritikat e pafund për gjithçka që bënte.
Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.
Botuesi: Te tjere
Në këtë vëllim janë renditur shqipërime nga Dritëro Agolli të poetëve si: A. A. Ahmatova, E. G. Bagricki, K. D. Balmont, A. Bjelli, A. A. Bllok, V. J. Brjusov, M. I. Cvetajeva, S. A. Esenin etj.
Botuesi: Aleph
Një botë e tërë ndën ngricë. Unë beha sipër pyjesh, Frymëmarrja ime linte në dritën e hekurimtë statuja fryme. Veç luginat kullonin errësirën...
Botuesi: Albas
Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.
Referenca: 2329
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve turkë: Teufik Fiqret, Jahja Qemal, Ahmed Hashim, Nazim Hikmet, Rifat Yllgaz, Orhan Veli, Oktaj Rifat, Fazëll Hysny, Dagllarxha, Melih Xhevdet Andaj, Omer Faruk Toprak, Nexhati Xhumalli, Ahmet Arif, Metin Eloglliu, Tahsin Saraçi, Gylten Akën, Bedretin Xhomert, Ataol Ba
Botuesi: Aleph
Yeatsi ishte dhe folklorist e mitolog, si dhe gjithë jetën një studiues i misticizmit Oriental e Perëndimor. Tek ai përmblidhet aktiviteti i njeriut poet, dramaturgut, njeriut të teatrit dhe aktivistit kulturor.
Botuesi: Zenit Editions
Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem.
Botuesi: Ajan
Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...
Botuesi: Bard
Ky liber ka tri tema: luftën, lirinë dhe paqen. Të trija janë të shkrira me temën e dashurisë.
Botuesi: Ajan
Mos u ul me gjysmë të dashuruarit as mos i miqëso me gjysmëmiqtëMos i lexo gjysmë të talentuarit
Botuesi: Te tjere
Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,E blertë në lumë apo gri?Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,Lajm, por kaq pak i ri...