• Banner

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz
  • Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Tadeusz Rózewicz
Shqipëroi: Astrit Beqiraj, Ben Andoni
Shtëpia botuese: Botimet Poeteka
Viti: 2018
Fq. 198
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-230-24-9

Mbi librin

Për herë të parë, për lexuesin shqiptar vjen përmbledhja poetike e autorit tw shquar polak, nga "Botimet Poeteka", në bashkëpunim me Institutin Polak të Librit. Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa, pa të cilët zor se mund të hysh brenda poezisë së njërit prej poetëve emblemë për shekullin e 20-të.

Teksti i parë është eseja, Fshehur në vetvete: poezia e Rơżewicz-it", me autor Tom Paulin dhe John Osborne, me esenë "Tadeusz Różewicz: Gërsheti". Krijimtaria poetike e Różewicz vjen për lexuesin me shqipërimin e Astrit Beqirajt e Ben Andonit. "Ne e kemi mësuar gjuhën nga mbishkrimet nëpër mure, këta njerëz dhe unë.

Ajo ç'ka kam krijuar është poeti për të humburit nga tmerri. Për ata që janë shpënë në kasaphanë. Për të mbijetuarit", do të shkruante vetë Rozewicz për poezinë e tij. Rrëfimi i vetë Różewicz-it për jetën e tij vjen tek "Nëna niset", një vepër pjesërisht memoar, pjesërisht ditar, pjesërisht biseda të regjistruara, pjesërisht poezi, ku na paraqet tablonë e një fëmijërie që nis me një nënë tejet fetare, e cila ka lindur hebreje, por më pas u bë pjesë e komunitetit katolik.

Kur lindi Tadeusz-i familja jetonte në një qytezë, por ajo kishte kaluar vite në një fshat dhe përshkrimet e gjalla të jetës fshatare, që ai i evokon në "Nëna niset", i lanë mbresa të forta poetit në të kuptuarit e potencialit njerëzor. Poemat e para të tij qenë fetare dhe kurrë nuk e humbi vështrimin e idesë së të mirës dhe së keqes.

Ai pa shumë nga kjo e fundit në jetë. Pasi studioi histori arti në universitetin e Krakovit nisi të botojë poezi dhe drama dhe bëri emër në të dy gjinitë, duke zhvilluar një stil kolazhi tek dramat.

Mbi autorin

Tadeusz Różewicz, i ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare ishte një nga poetët e mëdhenj "dëshmitarë" të Europës, jeta e të cilit ishte e prekur drejtpërdrejt nga ngjarjet sizmike të shekullit të 20-të.

"Brezi im i asgjësuar është tanimë i shkuar dhe në agoni, i mashtruar dhe i zhgënjyer", do të thoshte ai fill pas rënies së murit të Berlinit. Ai e pa harresën e historisë si një katastrofë "rënien e lotëve në bursë", siç do të shkruante në një poemë, në vitin 1994.

Ajo gjeneratë, e lindur pak pas Luftës së parë botërore, mes ricaktimit kaotik të kufijve në harta, shkruan poeti dhe përkthyesi George Szirtes, për britanike "The Guardian", dëshmoi rritjen e fashizmit, tmerret e Luftës së Dytë Dotërore ( si Różewicz ashtu edhe i vëllai, Janusz – poet edhe ai –shërbyen në rezistencën polake, Janusz-i u vra nga Gestapoja, më 1944-ën), më pas panë Perden e Hekurt të binte nëpër Europë dhe mbijetuan, nëse ia dolën, Stalinizmit, pa u burgosur apo vrarë për të parë orën të trokiste drejt 1989-ës dhe atë që e konsideronin, me raste, si riinterpretim i rremë i së shkuarës së tyre.

Detajet e librit

Referencat specifike

ean13
9789928230249
16 libra të tjera në këtë kategori:

Gjylistani dhe Bostani, Saadiu

Letrarët dhe studiuesit e letërsisë botërore e vërtetojnë këtë thënie dhe për më tepër kjo shprehet qartë te “Gjylistani dhe Bostani”. Vetëm nëpërmjet saj mund të krijosh një përfytyrim të drejtë për personalitetin e Saadiut.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.

Çmimi 115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi futuriste, Vladimir Majakovski

Vladimir Majakovsi lindi në Gjeorgji (në fshatin e vogël Bagdad, që më vonë u mbiquajt me emrin e tij) më 7 korrik 1893. Në moshën 13 vjeçare, pas vdekjes së babait, që kish punuar si inspektor pyjesh, vjen në Moskë, ku Vladimiri vazhdon gjimnazin deri më 1908, kur ndërpret studimet dhe i kushtohet veprimtarisë klandestine revolucionare.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

100 poezi nga Pablo Neruda, Pablo Neruda

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë. Novelisti Kolumbian Gabriel Garcia Márquez e quajti "Poeti më i madh i shek. XX".

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dashuria, hyjnorja, krijimi

Në këtë libër poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

55 poezi, Charles Bukowski

Asht bash ky raport me Charles Bukowskin, për të cilin, me thanë të drejtën kisha lexue pak, po kisha ndi gjue ma tepër se kisha lexue, tue krijue kështu përshtyp jen e nji poeti kabaresh, nji pijaneci dipendet prej alkooli ku vulgarja në bahesh se ishta pjesë determinuese e poezisë së tij...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 345,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Rubairat, Omar Khajam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të qarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aq të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aq moderne nga mendimet dhe ndjenjat sa na duket që autori i tyre ka jetuar në kohët tona dhe në zemër të Evropës.

Çmimi 34,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)