Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Poezi, 2016, Arben Idrizi
  • Poezi, 2016, Arben Idrizi

Poezi, 2016, Arben Idrizi

Arkiloku
O Arkilok, përherë do të të përzënë
nga qyteti; prore do të jesh i tepërt
në mesin e tyre
dhe të ngjashmëve të tyre,
kudo mbi faqen e dheut.

4,25 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi, 2016
Gjinia: Poezi
Autori: Arben Idrizi
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 70
Pesha: 0.081 kg.
ISBN: 978-9928-185-50-1

Fragmente nga libri

XII.

Arkiloku
O Arkilok, përherë do të të përzënë
nga qyteti; prore do të jesh i tepërt
në mesin e tyre
dhe të ngjashmëve të tyre,
kudo mbi faqen e dheut.
Se nuk ka mendim,
te pasioni kafshëror i luftës.
Këtë e dije ti:
armët vetëm marrin jetë.
Edhe këtë duhet ta bëjnë
poetët: në mbrojtje të jetës,
kundër zotave të luftës.
Lavdia i takon ekzistencës
dhe dhembshuria është virtyti më i lartë!

04. 04. 2016

***

XIII.

Të urtët janë të prirë ta thonë
të renë dhe të vërtetën pa ceremoni.
Për këtë, shumë zemërim ngjallin
në folenë e injorancës, urrejtjes
dhe jo eksperiencës.
Po edhe njeriut të rëndomtë
i bën vaki, të paktën
një herë në jetën e tij, ta marrë,
befas dhe pa bujë,
si të ishte gjëja më e zakonshme,
një vendim ekstrem.

07. 04. 2016

***

XXX.

Kinea, dishepulli i Demostenit, e pyeti mençur
Pirron: «E pasi, o mbret, ta kemi marrë
Italinë, çfarë do të bëjmë?».
Për Plutarkun nuk është çështje pse një i urtë
vihet në shërbim të një vrasësi.
Po ka një gjë që këmbëngul të na e përcjell:
Pirro ishte aq i pashpirt sa për tekat e veta
mund të derdhte gjakun e mbarë njerëzimit
dhe në të njëjtën kohë aq naiv
sa të besonte se ishte krejt e natyrshme
që një i urtë t'i shërbente pa u ndier i poshtëruar
dhe pa e konsideruar krim vetë atë shërbim.
Vesi e dëshiron virtytin borxhliun më të madh.
Por, nëse – a është më virtyt?

4. 07. 2016

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185501
ean13
9789928185501
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Irisoft Education

Yjet bien për dashurinë, Miço Mone

Deri atë ditë I kisha të gjitha hapësira pushtoja dhe horizonteve vrapoja i shpenguar, me besim të patundur isha, pranë e ndjeja si far ne tramundan e dallgë, si udhërrëfyes e kisha...
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000715

Botuesi: Te tjere

Pasqyra e Lendes, Ervin Hatibi

Titulli: Pasqyra e LëndësPoeziAutori: Ervin HatibiShtepia botuese: OraViti: 2004f. 98Pesha: 0.1 kg. Mbi librin “Pasqyra e lëndës”, një lloj nonsensi, është faqja e fundit e  librit, por kjo m
3,83 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001641

Botuesi: Princi

Lule nate, Primo Shllaku

Ah, ta kisha edhe unë nji ijë prej gize! Ti që në jetën time u fute Gjanë e gjatë, Si damar lagshtine
8,50 GBP
More
In Stock

Referenca: 2305

Botuesi: Te tjere

Skalitur me buze shpirti, Ardi Omeri

Unë fola me Afërditën, ju e dëgjuat?Nën tinguj violine më depërtoi në shpirtMë këndoi një këngë aq të dlirë,Sa dhe nata urdhëroiYjet të bëjnë dritë!
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000588

Botuesi: OMSCA-1

Nënë Tereza, mërmërimë shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000768

Botuesi: Onufri

Pa formë është qielli, Ismail Kadare

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Burri që më do mua, Adriatike Lami

Ej, mos qeshni femra moderne,Pas perdesh me shkëlqim fshihni lirinë;Se dashuria e vërtetë mban peng të gjitha dashuritë,Dhe jeton pas vdekjes, pas tradhëtisë,Dhe përmes një burri tjetër.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

It is you searching for you, Ilda Dashi

I am ultimately as unknown to myself, as you are to yourself. We are each like unsolved puzzles that are longing to be found and solved. We are each like empty scripts that are waiting to be written upon, poems that are screaming to be composed or lyrics yet to be sung.
10,20 GBP
More
Ka mbaruar