"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Titulli: Vetja s'më ngjan me muaOrigjinali: Vetja s'më ngjan me muaGjinia: PoeziAutori: Tomor KaloShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 248Pesha: 0.30 kgISBN: 978-9928-04-109-1
Fragment nga libri
Si gjethen e vyshkur
Kopshti i jetës më flaku jashtë,Si Evën me Adamin të dy bashkë.Si gjethen e vyshkur e të thatë,Veç me punë e forcë mbijetova.Ty o jetë kurrë s'tu dredhova...
Në siklete, halle me dënove,Shumë prisja ashtu si m'premtova.Për së gjalli me vuajtje të kalova,Pas teje marrëzisht u dashurova.
Me shpresa të kalova tyTë gjat' e të lumtur t'ëndërrova.Të bukur të të kisha gjithmonë,I zhgënjyer prej teje dola...
A duhet të duroj
Stina, zogjtë dhe shiu,Paralajmërojnë se dimri po mbërrin.Plaku vesh gun' e mbledh lëkurë,Ndjehet i plogët, më keq se i sëmurë.
Njeri i shkrehur e vetmia po më dërrmon,Këmba – këmbës e keqja më gjurmon...Kujtoj e mendoj ditët e kaluara,Për shtëpinë ditë – natë sakrifikuar.Sa edhe kockat m'janë dërrmuar.
Mos vallë do të mbeten ditë të harruara?Jetën e shkriva për ato të uruara,Trupi im i dërrmuar.Më gjymtyrë i nakatosur.
M'duket vetja i shëmtuar,Qaj ç'më gjeti mua...N'mes të tjerëve më i mjeruarVetja s'më ngjan me mua.
Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatur
Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.
Subjekti lirik i poezisë së Dije Demiri- Frangut është një qënie që jeton në kafaz, që po tkurret gjithnjë e më shumë, që po zhbëhet dalëngadalë, nën ndryshimin e erozionin e pamëshirshëm të kohës.