- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
Titulli: Poem kosovar dhe Poemi i Shëndaumit
Origjinali: Poem kosovar dhe Poemi i Shëndaumit
Gjinia: Poema
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2009
Fq. 104
Pesha: 0.118 kg
ISBN: 978-99927-624-8-6
Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mjeshtëri artistike më pas.
Duket se këtu kosovari për herë të parë bëhet një personazh i dashur, madje edhe i adhuruar i letërsisë shqipe, te i cili vezullon dashuria për jetën dhe gjakimi i lirisë. Në këtë vështrim, një përfalje përpara Mitrush Kutelit...
Jam Shqiptar e Kosovar
Jam Shqiptar, e Kosovar;
Zot, e krenar, Zot, e bujar,
mbi këtë dhé, q'e kam si fe, e përmbi fé:
e kam Vatan! e kam Atdhe!
që gjysh stërgjysh,që brez pas brez,që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,ti shqa bërtet,gjer lartë në retë,se jam barbar.
Jo, s'jam,si bërtet ti,si buçet ti,ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,e s'dua,Zot mbi mua.
Kënga e parë - Qëndrimi
Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi,as fqinjëri,as shqa të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi,ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det,isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti,
kur vetë Zoti,e bëri fushën fushë,
e malin mal.
Unë jam këtu e do të jem,
- dem baba dem -sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim,që në vegjëli.
Jam si më sheh,e si më njeh;
kësulëbardhë e kryelidhur,
kryelidhur me një shami;
me tri shamipër trimëri!
Jam eshtërmadh,i vrazhdë jam,e bojalli
-dhe sytë e mi,janë plotë shkëndi,si batërdi.
Dhe kam urisi s'ka njeri
-për drejtësi,e për liri.
Si të gjithë asimët,
e të gjithë qerimët,e Vendit tim.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim,që në vegjëli;
se babën tim ma vranë,
naçallnikët,podporuçnikëtedhe gllavnikët.
Ma vranë,se urdhër dha vojvodi,
e krali vetë:"Të vritet!"
Se ish Kosovar,dhe se ish Zot,mbi këtë dhe!
Dhe tokën që kisha nga baba,
nga gjyshi,rrënjë pas rrënjë -prej qindra vjet,
prej mijëra vjet,ma morën.Ah!
Ma morën vatanin,që e desha si xhanin!
Ma morën,me armë në duar,
me gjak nëpër duar.
Agrarët!Xhandarët!Tyxharët!
Të gjithë tok,u bënë shok;
si sorrat,për kërrmë.
Oborin ma morën,gjer në shtëpi,
dhe ngrenë për vete shtëpi,në sytë e mi!
Dhe unë,ja, unë,që isha Zot,
që qëmot,mbeta pa dhé,
bujk pa dhé,bari pa kopé -këtu,në dheun tim.
Dhe plori m'u ndryshk,hambari m'u myshk...
Po shpresa s'mu vyshk!
Kënga e dytë – Durimi
Durova,durova,sa nuk duron njeri,as Perëndi!
Më thanë të shkruhem vojnik,
e mynafik,i Kombit tim.
Më dhanë armë të vras,vëllanë,
sipas kanunit,të gjakut...Po s'desha!
Dhe në e bëra ma falni,se jam gjaknxehtë.
Më thanë të ngrihem të ik,
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,Anadoll,e më tej.
Se vetëm andej,paska për ne,popull pa zot -vend boll...
Po malli i tokës s'më la,
po malli i fushës s'më la,
as gjaku i babës s'më la.
Dhe mbeta këtu,i huaj,si qen,
në vendin tim,të babës tim...
Mbeta rajá,e ndër rajá,si për hatá;
Në uri,në qesëndi,në skllavëritë shqaut të zi.
Më thanë të ik në Allbani,vatan i ri,
i Kombit tim,si shkoi Selmani,Hasani,e Dani.
Po dot nga toka s'u ndava,
dhe mbeta të jem,ku jam,e ku do të jem.
Më thanë të shkoj në shehertë
shqahut të madh,me sharrën në krah,
me kryet përdhé,jaban,e beter;
portë më portë,derë më derë,
i mjerë,e zemër sterrë,për një kotherrëbukë.
Po malli i vendit s'më la.
Ah, malli i gjakut s'më lae mbeta këtu,rajá.
Ta shemba shqa kufirin,që ngrite ti,
në vendin tim e përmbi varr,të babës tim.
Ta shemba,ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,të vuajtjes,dhe të urrejtjes.
Me zemërim,me vrull të madh,e bubullimë,
që s'ka mbarim
Se vjete ti më çave,më ndave,më vrave, armik
- lugat,armik -xhelat!
Kënga e tretë – Sulmi
Ti bëre azape - s'u tremba,
ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite;t'i shemba!
Tani,tani,atje ku ti,o Mal i Zi,
ngrite kufi,që ndanin,e çanin,vëllazëri;
Hej!Sot!Shkon,e valon,parmenda!
T'i bëra të gjitha rrëmujëdhe ty,
gjurma t'u zhduk,si në ujë.
I bie arë mes për mes,
e gjer në brez,e përmbi brez,
humbas,me gaz,në grurin tim,
të dheut tim,të babës tim,të birit tim;
sot e përjetë,jetë pas jetë!
Dhe ndie qysh flet,me zë të qetë,
im atë vetënga balta poshtë:
"Ta mbroni dhenë,ku eshtrat kam,
ku hi e tokë,e pluhur jam.
Ta mbroni dhenë,që e ushqej,
dhe sot si dje,me kurmin tim.
Ta mbroni dhenë,me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni!Të derdhni gjakun
Me grushte plot -po kurrë lotë,as sot, as mot!
Se loti është robëri,gjaku - liri!"
Kënga e katërt – Ndërtimi
Jam eshtërmadh,e bojalli,e me japi,
si më sheh ti,si më njeh ti.
Po kam një zemërnë gjoksin tim,
që pa pushim,më rreh,si Drin.
Dhe babën tim kur e kujtoj,lotoj...
Të pashë të vrarë, or Baba,e pa qefin,
si për hata,rreth e përqark me xhandërma.
Desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, sbërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
Dhe prita sot të derdh një lot.
Tani,tani,unë jam gatitë vdes që sot,
se rroj përmot;
mbytur me gjak,po jo me lotë,
për këtë dhe,q'e kam si fée përmbi fé.
E kam vatan,e kam atdhe!
Hej!Po buças me zë kabá,
sa të dëgjohet në qiell lá,
sa të dëgjojë fund e krejekush gjak shqiptari
ka në deje:Shaban - vëlla!
Destan - baba!Hej!
Komb i lirë Kosovar,ti Komb Shqiptar,
ti Zot krenar,ti djalëri - ti pleqëri,bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,ta djegësh botën,
ta bësh hi,për liri,për Shqipëri!
Kënga e pestë – Qëndrimi
Tani,tani!- O Mal i Zi -ja unë,ja ti!
Po unë - jo ti,se jam këtu kur s'kish njeri,
dhe as kufi,as fqinjëri...
Unë jam këtu kur Mal i Zi,
me Shumadi,me Dallmati
- sa mban e gjitha Shqehëri,ish Iliri!
Kur nga një det në tjetrin det,isha zot vetë!
Se jam këtu nga moti,
kur vetë Zoti,e bëri fushën – fushë e malin mal.
Unë jam këtue do të jem,
- dem baba dem -sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000767
Botuesi: Onufri
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Onufri
Botuesi: Bard
Botuesi: M&B
Botuesi: M&B
Botuesi: Berk
Referenca: SKU000136
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000627
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Onufri
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000139
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000003
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000004
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000005
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000006
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU000135
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000244
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001678
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001679
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001680
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001681
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001949
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: 2218
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: 2808
Botuesi: Mitrush Kuteli
Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
check_circle
check_circle