Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Historia e natës, Jorge Luis Borges
  • Historia e natës, Jorge Luis Borges

Historia e natës, Jorge Luis Borges

Aleph

Ku është kujtesa e ditëve

që të tuat ishin në tokë e që thurën

gaz e dhimbje dhe ishin për ty, universi?

12,49 
11,24  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Historia e natës
Kategoria: Poezi
Autori: Jorge Luis Borges
Përktheu: Suadela Balliu
Botues:Aleph
Viti: 2023
Fq.216
Pesha: 0.280 kg
ISBN: 9789928323408
Ky libër është në gjuhën shqipe


Pjesë nga librin

Ku është kujtesa e ditëve

që të tuat ishin në tokë e që thurën

gaz e dhimbje dhe ishin për ty, universi?

Lumi i numërueshëm i viteve

i humbi; je fjalë në një indeks.

Të tjerëve u dhanë Zotat lavdi të pashtershme,

skalitje, pllakate, monumente dhe historianë të përpiktë;

nga ti, mik i errët, veç dimë

se një pasdite dëgjove bilbilin.

mes asfodeleve të hijes, hija jote e kotë

do të mendojë se zotat dorështrënguar qenë.

Por ditët janë rrjetë mjerimesh pa rëndësi

dhe, a do të ketë fat më të mirë se të jesh hiri

prej të cilit është ngjizur harresa?

Mbi të tjerë derdhën zotat

dritën e paepur të lavdisë, që sheh angrrat dhe numëron plasat,

e lavdisë dhe trëndafilin që përnderon e vyshk;

me ty qenë më të mëshirshëm, vëlla. 

Detajet e librit
9789928323408
9789928323408
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.
9,37  10,41 
More
In Stock

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...
4,68  5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Poema arbëreshe, Zef Skiro di Maxho

Që në dhjetëvjetëshin e parë të krijimtarisë së vet, Zef Skiro Di Maxho, do të shkruajë krahas poezisë lirike (përmbledhjet "Sunata" dhe "Më parë se të ngriset") dhe poema epike të natyrës tregimtare. Në qoftë se me të parën, ai këndon në unison me poetët arbëreshë të kohës së tij, me të dytën vijon traditën epike të De Radës e të Darës, veçanërisht atë...
18,74  20,82 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.
5,62  6,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000848

Botuesi: Dija-Poradeci

C'u beme keshtu! Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës. 
2,81  3,12 
More
In Stock

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.
1,87  2,08 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Prendimi i andrrimeve, Gasper Pali

Poezia e Palit përqendrohet te dialogu  me  vetveten,  dhe ndjeshmëritë e tij të larta, bashkë me elementet  më personale dhe intime. Vlerën e poezisë së Palit e shënjoi edhe periudha në të cilin ai shkroi, periudhë mjaft e rëndësishme në dialogun e letërsisë shqipe me poetikat bashkëkohore perëndimore.
8,43  9,37 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000117

Botuesi: Ideart

Anija e gjumit, Arian Leka

Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë.
4,68  5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2512

Botuesi: Te tjere

Si breshka ne shpine mbaj nje varr, Teodor Keko

365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të skicojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen.
9,37  10,41 
More
In Stock
Ndoshta mund të pëlqejë edhe