• Banner

Poezi te zgjedhura, Jorge Luis Borges
  • Poezi te zgjedhura, Jorge Luis Borges

Poezi të zgjedhura, Jorge Luis Borges

Hapet dera për në kopsht
Me dëgjesën e një flete
Që përshpirtërinë e ngahershme vë në dyshim
Dhe brenda, vështrimi im
S'ka pse të bjerë më mbi sende
Që tashmë ekzistojnë, sak, në mendje.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi të zgjedhura
Gjinia: Poezi
Autori: Jorge Luis Borges
Shqipëroi: Azem Qazimi
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2016
Fq. 96
Pesha: 0.136 kg.
ISBN: 978-9928-113-54-2

Fragmente nga libri

Thjeshtësi (për Haydèe Lange – n)

Hapet dera për në kopsht
Me dëgjesën e një flete
Që përshpirtërinë e ngahershme vë në dyshim
Dhe brenda, vështrimi im
S'ka pse të bjerë më mbi sende
Që tashmë ekzistojnë, sak, në mendje.
I njoh huqet dhe shpirtrat
Edhe atë dialekt aluzionesh
Që çdo turmë paprerë end.
S'kam pse të flas,
As të mëtoj ndonjë privilegj të rremë;
Ata që më qarkojnë më njohin mirë,
I dinë vuajtjet dhe dobësinë time.
Kjo do të thotë të arrish gjënë më të epërme,
Që qielli, me gjasë, do të na truajë:
Jo adhurimin a fitoren,
Por thjeshtë tumirjen
Si pjesë e një Realiteti të pamohueshëm,
Si gurët e pemët.

Ëndrra

Kur orët e mesnatës
Të shkapërderdhin kohën,
Do kuturis më larg se lundërtarët e Uliksit
Në truallin e ëndrrës, përtej
Kujtesës njerëzore.
Prej atij trualli të përmbytur shpëtoj vetëm ca mbetëza
Që nuk i kuptoj:
Barëra të një botanike të thjeshtë,
Kafshë të çdo lloji,
Kuvendime me të vdekur,
Fytyra që në të vërtetë janë maska,
Fjalë gjuhësh fort të lashta
Dhe, herë – herë, një tmerr që s'mund të përqaset
Me asgjë që na truan dita.
Do të jem të gjitha, o asnjë. Do të jem tjetri
Që, pa e ditur, jam, ai që ka parë
Atë ëndrrën tejtër, yejtjen time. E peshon atë,
I përunjur e buzëqeshur.

Detajet e librit
Zenit Editions
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000148

Botuesi: Ideart

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Vuajtje, Hande Altayli

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja e liqenit, Sara Gruen

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajzat e fshehta të Kabulit, Jenny Nordberg

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Historia e bletëve, Maja Lunde

“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)